English

Zjarr në magazinën e fishekzjarreve

Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA – Një magazinë fishekzjarrësh është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik tek banorët e apartamenteve përreth. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Unazës së Re në kryeqytet. Policia ka evakuar banorët, ndëkohë që nuk raportohet për dëme në njerëz.

Drejt vendngjarjes janë nisur makinat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të vënë në kontroll zjarrin.(vijon)

a.q/NOA

KOMENTE