Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha, një rrëfim mbi vizitën edhe shpirtërore në Izrael
English

Berisha, një rrëfim mbi vizitën edhe shpirtërore në Izrael

Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA – I sapokthyer nga Izraeli pas një vizite zyrtare triditore me ftesë të homologut Benjamin Netanjahu, kryeministri Sali Berisha përditësoi edhe një herë takimet e frytshme me krerët e politikës hebreje, investitorët izraelitë si dhe vizitat shqiprtërore në Jeruzalem e Murin e Lotëve dhe pranë gurit themeltar.

Shefi i qeverisë i njohu edhe njëherë ministrat e kabinetit me faktin se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Izraelit dhe Shqipërisë janë trashëgimi e vyer, që datojnë historikisht prej mbështetjes dhe mbrojtjes, që shqiptarët i kanë dhënë hebrenjve, gjatë Holokaustit nazist.

Duke iu kthyer zhvillimeve ekonomike dhe lirisë së investimeve në Shqipëri, kryeministri Berisha deklaroi se jehona e reformave në Shqipëri ishte shumë e madhe në Izrael.

“Kompanitë izraelite që punojnë në Shqipëri ishin avoketërit më të mirë të potencialeve të Shqipërisë në Izrael. Interesi për të investuar në Shqipëri ishte shumë i madh. Unë ju njoftoj se jehona pozitive e reformave të Shqipërisë ishte shumë e madhe dhe ishte pikërisht kjo jehonë që qëndronte mbrapa interesit të investitorëve izraelitë për të investuar në vendin tonë”, tha kryeministri.

“Mendoj se reformat i kanë dhënë këtij vendi pasaportën e shkëlqyer të biznesit, aq jetike për të sa edhe pasaporta biometrike për qytetarët”, theksoi shefi i ekzekutivit.

Ai tregoi për takimin, që kishte patur me Dhomën e Biznesit, në Tel Aviv, ku bëri një ekspoze të të gjitha potencialeve të Shqipërisë, të misionit të zhvillimit, vendosmërisë së qeverisë për zhvillimin jeshil të Shqipërisë, për shndërrimin e saj në një superfuqi të vogël për prodhimin e energjisë së rinovueshme në rajon, projektet për Shqipërinë në moshën dixhitale, projektet e mëdha kombëtare të pyllëzimit me drurë frutorë, potencialet e nëntokës dhe bumin mahnitës turistik.

Sipas kryeministrit vizitat e tij në Nju Jork, Oslo, Tel Aviv kanë qenë për nxitjen e marrëdhënieve miqësore, për caktimin e horizonteve të reja, ku theksoi se rruga më e sigurtë për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore sot është rruga e nxitjes dhe e bashkëpunimin ekonomik.

Në këtë suazë shefi i qeverisë përmendi si arritje trefishimin e investimeve të huaja në tre vitet e fundit, eksporteve, rritjen me 16 për qind të lirisë ekonomike dhe ruajtjen e barrës më të ulët fiskale.

Kryeministri veçoi këtu edhe mbështetjen e plotë të Kryetarit të Bashkisë së Tel Avivit, për Bashkinë e Tiranës.

“BT, mund të mësojë shumë gjëra, nga një qytet me një urbanistikë të shkëlqyer, me një plazh shumë të bukur”, tha kryeministri.

Më pas kryeministri foli edhe për komunitetin shqiptaro-hebre duke e cilësuar atë si të shkëlqyer, një ambasador i vërtetë për Shqipërinë jo vetëm në Izrael, por kudo ku janë, të cilët promovojnë sipas Berishës, vlerat e turizmit shqiptar.

Zoti Berisha rrëfeu emocionet e ndiera gjatë vizitës së tretë në Jeruzalem.

“Po shkove në Jeruzalem nuk mundet të mos ndash një kohë për të bërë një vizitë shpirtërore, është djepi ku kanë lindur besimet e mëdha. Pata një orë kohë, por më intensiven të jetës sime, një inkursion në besimet e mëdha, që nga themelet e tyre. I jam shumë mirënjohës, se më hapën të gjitha vendet e mistereve të shenjta, pata rastin të prek edhe gurin më të shenjtë të botës së krishterë, rrasën ku u shtri trupi i Jezusit pas kryqëzimit. Ajo përbënte vendin më të shenjtë, një thesar i vërtetë kryqi, që besohet se është Kryqi i Kryqëzimit të Jezusit, por edhe dora e Maria Madalenës dhe shumë thesare të tjera”, u shpreh kryeministri.

Më pas ai foli për vizitën në Murin e Lotëve, ku kishte vendosur një letër me tre urime.

“Unë bëra tri kërkesat e mia”, tha Berisha.

“Në qytet vizitova edhe gurin më themeltar, ku përballë ishte xhamia e Pejgamerit

Ky ishte Jeruzalemi shpirtëror dhe nuk mund të rrija pa u shprehur mirënjohjen që më dhanë të drejtën ta vizitoj për të tretën herë djepin e besimeve të mëdha”, tha kryeministri duke e përmbyllur rrëfimin e tij mbi vizitën në Izrael me një mirënjohje për kryeministrin Netanjahu dhe pritjen shumë të përzemërt që ai dhe krerët e tjerë izraelitë i rezervuan gjatë vizitës zyrtare.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së qeverisë po miratohen disa marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillimin, me qeverinë turke, disa marrëveshje për kalimin në pronësi të pronave, si dhe legalizimin e 887 parcelave dhe objekteve informale, tenderime për prokurime për mirëmbajtje rrugësh.

mit/NOA

KOMENTE
  • hasko20:00 - 23 Nëntor 2011
    Sali Berisha eshte hebreu i fundit.Zoti te bashkofte me ta dhe ne boten tjeter