English

Massimo Gaiani, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri

Romë 23 nëntor 2011 NOA – Ministria e Jashtme Italiane ka publikuar sot emrin e ambasadori të ri në Shqipëri. Pas mbarimit të mandatit të ambasadorit Saba D’Elia, në vend të tij do të emërohet diplomati Massimo Gaiani, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali.

Gaiani ka lindur në Addis Abeba, Etiopi, në vitin 1956. Prej vitit 1982 ka hyrë në shërbimin italian dhe ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme që lidhen me diplomacinë dhe marrëdhëniet e Italisë me Bashkimin Europian. Që prej vitit 2005, Gaiani ka qenë Këshilltar i Ministrit për Politikat Komunitare. Ndërsa më pas ka punuar si Koordinator i Zyrës së Komitetit ndërministror për Çështjet Europiane në qeverinë italiane.

Në shërbimin diplomatik ai ka qenë drejtues i Konsullatës Italiane në Montreal. Ndërkohë që është i specializuar në diplomacinë ekonomike dhe ka punuar disa vite në Komitetin Ekonomik në Bruksel dhe në Ambasadën e Italisë në Uashington.

Në Ministrinë e Jashtme, (Farnesina) ka pasur funksione për disa kohë Drejtorinë e Marrëdhënieve Ekomomikë dhe Drejtorinë e Integrimit Europian.

Massimo Gaiani është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ka kryer studimet në Universitetin e Romës “La Sapienza” për Çështje Ekonomike.

a.k/NOA

KOMENTE