Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 23 nëntor 2011
English

Parashikimi i motit për 23 nëntor 2011

Tiranë, 22 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, mot i paqëndrueshëm do të përfaqësojë vendin tonë edhe ditën e nesërme pasi shirat do të mbeten prezente në gjithë territorin shqiptar. Në majat e maleve nuk do të mungojnë edhe reshjet e pakta të dëborës. Reshje më të dendura shiu do të bien në veri dhe veriperëndim të vendit. Edhe gjatë orëve të mesditës do të mbetemi në të njëjtat kushte meteorologjike.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim të vranësirave dhe dobësim të reshjeve në Ultësirën Perëndimore dhe për rrjedhojë do të ketë intervale të herë pas hershme kthjellimesh. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit shqiptar do të mbetet me vranësira dhe reshje shiu. Në orët e mbrëmjes parashikohet të ketë dobësim të intensitetit të reshjeve por gjatë natës sërish do të ketë fuqizim të tyre. Në zonat verilindore dhe juglindore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat e mëngjesit ashtu edhe në të mesditës.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare në tokë e deri e fortë në det me shpejtësi 47 km/h ndërsa drejtimi i saj do të jetë juglindor. Kjo shpejtësi e erës do të ndikojë në gjenerimin e dallgëve deri në 3 ballë.

Europa

Nesër, Europa Veriperëndimore do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi reshjet e shiut dhe dëborës nuk do të mungojnë kryesisht në Norvegji dhe Suedi. Në ishujt Britanik do të ketë rikthim të situatës me shira të intensitetit të lartë. Por në këto rajone problematike do të jenë edhe stuhitë e forta të erës duke gjeneruar dallgëzim të lartë në brigjet e tyre detare. Mot i paqëndrueshëm do të përfaqësojë Italinë jugore dhe Ballkanin Qendror pasi shirat e konsiderueshëm do të bien në këto rajone gjatë gjithë ditës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë e favorizuar nga mot i kthjellët por do të ketë edhe kalime vranësirash të lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Norvegjia dhe Suedia do të rrezikohen për reshje shiu e dëborë

- Ishujt britanike do të rrezikohen për stuhi ere dhe shira të dendur

- Italia jugore do të ketë shira të konsiderueshëm

a.y/NOA

KOMENTE