Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 23 nëntor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 23 nëntor 2011

Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 23 nëntor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Koalicioni me LSI. Edi Rama: Ta harrojmë Ilir Metën, s’mund të zhgërryhemi për pushtet”. Argumente të tjerë të gazetës: “Artur Zheji: Miqësia me Edi Ramën dhe të pavërtetat e librit “Kurbani”; “Nina Mula ngjitet në TKOB për 80-vjetorin e lindjes”; “I vdes pacienti me apandesit, pranga shefit të kirurgjisë”; “Familjarët e Skerdilajd Konomit: Asnjë rezultat nga hetimi, nuk po na hipotekojnë pronat”; “Dritan Prifti: Dhëmb për dhëmb me Ilir Metën”; “ILDKP, Llalla: Ministra e zyrtarë fshehin pasurirtë jashtë vendit”; “Sëmundja në mushkëri, shtrohet në Sanatorium Sabri Godo”; “Opinion nga ArjanVasjari: KLSH një test i vështirë për mazhorancën”.

Gazeta “Shqip” çelet me argumentin kryesor të ditës: “Hidrocentralet shiten me gjysmë çmimi”. Tituj të tjerë të ditës: “Debate në grupin e PS. Kreu i opozitës paralajmëron: Kush vepron kundër përjashtohet”; “Prifti jam gati t’i përgjigjem Ilir Metës video për video”; “Shpërthim tritoli te hotel Butrinti”; “BE: Në Shqipëri mbizotëron pirateria”; “Debati. Librat e politikanëve uzurpim antikulturor”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Kodi Rrugor. Pakti PS-PD, rriten gjobat për makinat”. Argumente të tjerë: “Vota pro e Ben Blushit, Arben Malajt për Fullanin. Rama: Kush e përsërit është i vëtëpërjashtuar”; “Buxheti: PD i shton Gjykatës Kushtetuese 10 milion lekë”; “Kur një përçarës troket në derë si mik, opinion nga Bujar Hudhri”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor të ditës së sotme: “Ultimatumi. Edi Rama kërcënon Arben Malajn dhe Ben Blushin: Mos dilni më kundër votës së grupit”. Tituj të tjerë: “Kastriot Islami, zgjedhjet: Nëse Rama ia vë veshin sistemit humb edhe në vitin 2013”; “Mashtrimi me pasuritë, gati dosjet në Prokurori për 10 zyrtarë”; “Intervistë me Mevlan Shanaj: Ekrani ëndrra ime e pandërprerë”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Situatë kritike. Drejtori i KESH: Vit i thatë, pa reshje”. Tituj të tjerë: “Anila Godo: Babai ka tumor, por nuk trembet kollaj nga sëmundja”; “Pasojat e ngërçit të diplomacisë, opinion nga Kiço Blushi”; “Sherr mes Arben Malajt dhe Saimir Tahirit në grup. Edi Rama: Kush thyen vendimet vetëpërjashtohet”; “Video-përgjimi. Dritan Prifti me Ilir Metën: Gati të ndeshem dhëmb për dhëmbë”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës shkrimin me titull: “Reforma: Do hiqen 1750 ushtarakë, 80 % e ushtarëve vaksinë me detyrim”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Izrael, Berisha e quan presidentin e Iranit, Ahmadinexhad, nazist”; “Intervistë me Sergei Hrushov: Stalini nuk ishte komunist”; “Ligji i plehrave sot në fuqi”; “Jo më kurban për të ardhmen”; “Të fala nga qyteti i Laçit, opinion nga Elsa Demo”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE