Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Peshkim, tashmë kontroll satelitor
English

Peshkim, tashmë kontroll satelitor

Durrës, 24 nëntor 2011, NOA - Ujërat detare do të kontrollohen nga një sistem satelitor sa i përket menaxhimit të peshkimit. Sot është inauguruar në Durrës sistemi “Blu Box”, që aplikohet nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Në ceremoni morën pjesë ambasadori i BE-së, Etore Sekui, ministri i mjedisit Famir Mediu, si dhe personalitete të pushtetit lokal.

“Implementimi i plotë i këtij projekti do të rrisë efiçencën e monitorimit satelitor të anijeve të peshkimit, duke u zhvilluar në përputhshmëri të plotë me standartet e kërkuara nga BE-ja”, tha ambasadori Sekui. Ndërsa ministri Mediu tha se sistemi “Blu Box” kontribuon në modernizimin e hapësirës ujore me një teknologji të zhvilluar e të sigurtë, që sjell performancë të lartë të cilësisë menaxhimit të burimeve të peshkimit “Blu Box”, me vlerë 2 milion euro, ka si qëllim rritjen e nivelit të sigurisë përsa i përket anijeve të peshkimit në rast rreziku, si dhe ruajtja e burimeve të peshkimit. Ky projekt kap vlerën e 2 milion eurove dhe është financuar nga Bashkimi Europian.

a.q/NOA

KOMENTE