Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada belge-Nishanit: Rënie e azilkërkuesve
English

Ambasada belge-Nishanit: Rënie e azilkërkuesve

Tiranë, 24 nëntor 2011, NOA- Abasada belge i ka dërguar një letër Ministrit të Brendshëm shqiptar Bujar Nishani në të cilën theksohet se ka një ulje të numrit të azilkërkuesve nga pala shqiptare.

Ka qenë Zyra e Bashkëpunimit Policor të Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri e cila në letrën dërguar Nishanit shprehet se, “Falenderojmë në veçanti autoritetet shqiptare për kundërveprimin në një situatë krize me azilkërkuesit. Situata të tilla ndodhin dhe mund të ndodhin kudo, por e rëndësishme është identifikimi i burimeve dhe veprimi konkret”.

Në letrën e nënshkruar nga këshilltari i ambasadës belge për çështjet e brendshme, Nys Andre, thuhet se konstatohet një rënie e azilkërkuesve.

Bashkëngjitur me letrën, Zyra e Bashkëpunimit Policor të Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri ka dërguar edhe një pasqyrim grafik të azilkërkuesve nga Shqipëria ku siç thuhet në letër “konstatohet qartë një rënie e pastër”.

Në letër shprehet bindja për vijueshmërinë e përpjekjeve dhe bashkëpunimit të ngushtë për këtë çështje shumë të ndjeshme.

a.y/NOA

KOMENTE