Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AMC jep bursa për studentët më të mirë
English

AMC jep bursa për studentët më të mirë

Tiranë, 24 nëntor 2011, NOA- AMC vlerësoi studentët më të mirë me bursa, gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e kompanisë. AMC mbështet që prej një dekade 15 studentët më të mirë të çdo viti akademik, të cilët pranohen në universitet, dhe kështu i ndihmon ata në hapat e tyre të parë në botën akademike.

Studentët i priti drejtori i përgjithshëm i AMC, zoti Dimitris Blatsios. Ai i nxiti të bëhen në të ardhmen profesionistët më të mirë, ashtu siç janë tani studentët më të mirë. Zoti Blatsios tha: “Ndihem mirë kur shoh dhe takoj të ardhmen e Shqipërisë. Mendoj se vendi duhet të mbështetet tek studentët e talentuar si ju. Shpresoj që disa prej jush ta çojnë vendin para, të zënë poste të rëndësishëm në administratën publike dhe në kompani private. Ju them të ndiqni ëndrrat.”

Bursat AMC mbulojnë të gjithë periudhën e studimeve universitare, nëse studentët vazhdojnë me rezultate të shkëlqyera akademike. AMC ka mbështetur vit pas viti shumë nga studentët e përfshirë në program, pasi kanë ruajtur rezultatet e mira. Të gjithë këtyre studentëve u ofrohen mundësi praktike mësimore dhe punësimi në kompani.

AMC i mbështet studentët pasi aksesi i barabartë në arsimim dhe informim është një nga shtyllat e përgjegjësisë sociale të kompanisë, me qëllim që t’i ofrojë mbështetje të qëndrueshme sistemit arsimor.

a.y/NOA

KOMENTE