Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Franca nuk përmend Maqedoninë për integrimet në BE
English

Franca nuk përmend Maqedoninë për integrimet në BE

Shkup, 24 nëntor 2011- Franca në prioritetet e shprehura për politikat e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian nuk ka përmendur fare Maqedoninë.

Ministri i Jashtëm francez, Alen Zhype në mbledhjen e mbajtur sot në Këshillin e Ministrave të Francës, që është nën kryesimin e presidentit Nikola Sarkozy, ku ka shprehur pozicionet e Francës rreth procesit të zgjerimit të BE-së.

“Politika e zgjerimit të BE-së ka dhënë kontribut të rëndësishëm për integrimin dhe politikat e stabilitetit në hapësirën evropiane. Me qëllim që kjo politikë të bëhet kyçe, duhet të jetë e kontrolluar, duke pasur parasysh situatën aktuale në BE, por edhe të bazohet në kapacitetet e secilit vend kandidat, që duhet të vlerësohet rreth kritereve të plotësuara për anëtarësim, sidomos në fushën e sistemit të drejtësisë”, thuhet në qëndrimin e shprehur të Francës.

Në dokumentin e autoriteteve franceze nënvizohet se imperativ i kohës është forcimi i brendshëm i BE-së dhe integrimi më i mirë i eurozonës.

Dokumenti i politikave franceze të integrimit ka përmendur Serbinë, Turqinë dhe Kosovën, Malin e Zi, në planin e integrimit të tyre në BE.

Lidhur me Serbinë, Franca mbështet dhënien e statusit të vendit kandidat, por në këmbim të kësaj të ketë përparime konkrete në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sa i përket Kosovës, Qeveria franceze mbështet një marrëveshje parimore për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave, që do të kishte një epilog me heqjen e vizave, mirëpo paraprakisht pasi të jenë plotësuar kushtet dhe kriteret e Këshillit të BE-së.

Franca për Turqinë përsërit pozicionet e saj se ky vend duhet të bëjë përparime në shumë sfera, si forcimin e dialogut politik, riatdhesimin, vizat dhe kontrollin e kufijve.

Në tërë raportin e autoriteteve franceze nuk është thënë asnjë fjalë për Maqedoninë dhe procesin e integrimit të saj në BE. Qeveria franceze është e njohur me qëndrimet e saj pro mbështetjes së Greqisë në kontestin e emrit. Këto qëndrime në disa raste janë shprehur edhe nga presidenti Nikola Sarkozy.

KOMENTE