English

Kili, studentët përleshen me policinë

Kili, 25 nëntor NOA - Studentët janë përleshur me policinë në kryeqytetin e Kilit, Santiago.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që po kërkonin më shumë fonde për arsimin publik.

Rreth 20 prej tyre janë arrestuar. Protestat në Kili, që filluan gjashtë muaj më parë, kanë nxitur veprime të ngjashme edhe në pjesë të tjera si në Amerikën jugore, duke përfshirë Kolumbinë dhe Argjentinën, ku u zhvilluan protesta të ngjashme të martën.

NOA/RFE

KOMENTE