Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shteti i kombit
English

Shteti i kombit

Identiteti kombëtar dhe liria kombëtare janë të lidhura me njëra-tjetrën. Kriza e identitetit kombëtar i bën njerëzit më kollaj të robërueshëm. Kriza e identitetit është një hap në drejtim të skllavërisë...

Nga Albin Kurti

Luftimi i identitetit kombëtar shqiptar bëhet kryesisht në dy mënyra. Së pari, duke zbehur kujtesën e shqiptarëve. Dhe, së dyti, duke rrudhur përfytyrimin që shqiptarët kanë për veten e tyre.

Në emër të çmitizimit ndërtohen kundërshtime të historisë kombëtare përmes përshkrimeve e shpjegimeve alternative që gjithsesi janë më shumë interesante sesa shkencore. Duke rrëfyer për disa të kaluara tjera të mundshme relativizohet dija jonë për të kaluarën tonë ndonëse më shumë mbajmë mend se kush krejt patën folur sesa çfarë krejt patën thënë.

Në anën tjetër, prej hartave shkollore e deri te ky flamuri i ri i Kosovës gjithandej e gjejmë të tkurrur veten tonë. Atëherë kur flatrat e shqiponjës që shtrihen në pafundësi porsa valon flamuri kombëtar i zëvendësojmë me kufijtë e pambrojtur të Kosovës që mbahen fiks veçse në flamurin me lara. Ose, atëherë kur shohim hartat e Republikës së Shqipërisë e ku s’duken asgjëkundi Mitrovica e Shkupi.

Kombeve fqinje të shqiptarëve nacionalizmin e patriotizmin ua mirëmbajnë institucionet e sistemeve shtetërore të tyre. Ndërkaq, shqiptarët janë detyruar që këtë ta bëjnë si popull, si komb, si qytetarë e si shoqëri meqë assesi ta bëjnë si shtet e si institucione. Mbase kjo mund të jetë arsyeja pse nacionalizmi i shqiptarëve ngjan të ketë qenë më i dukshëm se ç’ishte. Pothuajse krejtësisht e kundërta vlen për nacionalizmat në fqinjësi të shqiptarëve.

Realiteti ynë është më shumë se faktet tona. Jo për shkak të fakteve që s’janë tonat por për shkak të vullnetit që është yni. Vullneti i popullit i përket situatës që s’arrin ta mbajë dot atë. Vullneti është i pareduktueshëm në burimin dhe rrethanën e vet. Vullneti i shqiptarëve është për bashkim kombëtar. Sepse bashkimi nuk është vetëm interes dhe dëshirë e shqiptarëve por edhe nevojë e tyre.

Fare pak ditë na ndajnë nga 28 Nëntori, nga përvjetori i 99-të i kësaj date me vlerë të shumëfishtë. Përbrenda vetëm një shekulli, që nga stërgjyshërit tanë e deri më sot, kemi humbur gjysmën e trevave që popullonim dikur si shqiptarë në Ballkan. Rrudhja dhe ndarja janë dy anë të së njëjtës medale. Duke qenë të ndarë s’ndalej e s’ndalet rrudhja.

Më pak territor do të thotë më pak fusha e male, më pak liqene e lumenj, më pak det e pasuri nëntokësore. E thënë ndryshe, më pak territor do të thotë më pak bukë e më pak vende pune. Pra, nuk është se shqiptarët ishin apo janë të fiksuar për territorin (që edhe ashtu është i tyre). Përkundrazi, për ata që ua uzurpuan tokat mund të thuhet se ishin të obsesionuar me territorin (ndoshta pikërisht pse s’ishte i tyre). Bashkimi kombëtar nuk është çështje luksi por nevojë ekzistenciale për kombin tonë. Madje, nuk është se mund ta zgjedhim ose jo. Ai po na zgjedh neve që të mund të zgjedhim ne më pastaj. Ai nuk realizohet pse nuk u përcaktuam për të. Por, ai nuk realizohet as pse u përcaktuam për të. Bashkimi kombëtar do të bëhet se s’bëhet (ndryshe). Gjithsesi, bashkimi kombëtar ka efekt të fuqishëm socio-ekonomik. Bashkimi kombëtar do të rriste resurset natyrore e lëndët e para, fuqinë punëtore, madhësinë e tregut, aftësitë mbrojtëse, sigurinë kombëtare, kapacitetet zhvillimore, administrative, menaxhuese e intelektuale të shqiptarëve.

Kombi është shumë i rëndësishëm meqë kontribuon për idenë e komunitetit dhe të shoqërisë, për ndjenjën e përkatësisë dhe të përgjegjësisë. Çarja midis përbashkësisë së shqiptarëve si komb dhe sistemeve të veçanta shtetërore që i mbajnë ata të ndarë është e paqëndrueshme.

Njerëzit nuk e duan shtetin jo pse është shtet por pse s’është i tyre. Dhe, njerëzit e duan shtetin e tyre jo pse është shtet por pse është i tyre. Lojaliteti ndaj shtetit vjen pasi që ai shtet është i popullit a kombit ku njerëzit ndjejnë përkatësi dhe përgjegjësi.

Bashkimi kombëtar nuk është thjesht bashkim kombëtar, nuk është vetëm bashkim i kombit. Bashkimi kombëtar është bashkim kombëtar në një shtet. Pra, bashkimi kombëtar nuk do të thotë komb i ri, por shtet i ri. Një shtet që është i ri sepse është shtet i kombit.

* Dërguar nga autori, kryetar i Vetëvendosje!, qëndrimet janë personale

KOMENTE