English

Thaçi: Autorët e sulmit ndaj KFOR, do dalin para drejtësisë

Prishtinë, 24 nëntor 2011, NOA- Incidenti i djeshëm në veri të Kosovës, ku mbetën të plagosur 21 ushtarë të KFOR-it është dënuar nga Kryeministri Hashim Thaçi.

“Qeveria e Kosovës dënon ashpër dhunën e strukturave paralele serbe të ushtruar ndaj ushtarëve të KFORI-t dhe është e vendosur dhe përkrah vendosjen e plotë të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit. Të gjithë ato struktura kriminale në veri, që pengojnë lirinë e lëvizjes dhe konfrontohen me institucionet e Kosovës dhe me trupat paqeruajtëse të NATO-s, shumë shpejt do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar”, thuhet në qëndrimin e Thaçit.

Në vijim veçohet fakti se, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim të lartë jetësimin e plotë të vizionit të saj për hapjen e perspektivës së zhvillimit ekonomik, si dhe për zhvillimin e procesit demokratik zgjedhor edhe në pjesën veriore të Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE