English

Në 2013 ujë 24 orë, Dollapi; Të rritet çmimi i ujit të pijshëm

Tiranë, 26 nëntor 2011, NOA - Shoqëria e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve ka aplikuar për rritjen e çmimit të ujit tw pijshëm në Entin Rregullator tw Ujit.

një konferencë shtypi, drejtori Sahit Dollapi e argumemtoi si të nevojshëm rritjen e çmimit, në vizionin e projekteve që kjo ndërmarje ka për të ardhmen.

“Në 2013, qytetarët e Tiranës, do mund të heqin depozitat në shtëpitë e tyre, pasi UKT, do mundësojë furnizmin me ujë 24 orë”, tha Dollapi.

Duke bërë një krahasim mes treguesve te vitit 2009 , kur erdhi ne detyrë dhe vitit 2010, gjatë të cilit u aplikua një çmim i ri i ujit, Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Dollapi tha se ndryshimi është i dukshëm.

Por, kjo nuk është e mjaftueshme, sepse objektivi i UKT-së është furnizim me ujë pa ndërprerje për të gjithë zonën që mbulon. Ky objektiv, nuk mund të arrihet pa një buxhet të mjaftueshëm dhe pa të ardhura të qëndrueshme! Dhe kurrësesi, nuk mund të arrihet nëse uji, malli që ne prodhojmë, shitet nën kosto, siç ka ndodhur deri më sot", tha drejtori i UKT-së.

UKT propozon rritjen e çmimit për popullatën vetëm me 22 lek/ m3 ose thënë ndryshe çmimi i propozuar prej nesh për popullatën është 55 lek për 1 mijë litra ujë. Një rritje më e madhe propozohet për entet buxhetore, për të cilat çmimi rritet me 40 lek/ m3 dhe me 30 lek/ m3 propozohet rritja e çmimit për entet private. Ndërsa për prodhimin e pijeve alkoolike, pijeve freskuese dhe ujit të ambalazhuar ne propozojmë rritjen më të madhe me 60 lek/ m3. Ashtu si një vit më parë, Ujësjellësi i Tiranës ka përjashtuar nga propozimi për rritjen e çmimit furrat e bukës, ku mbetet i pandryshuar, 95 lek/ m3.

Sipas dollapit, kërkesa është e drejtë dhe e ndershme sepse, nga njëra anë, çmimi i ri që propozohet barazohet me koston e prodhimit të ujit dhe, nga ana tjetër është i përballueshëm nga popullata dhe kategoritë e tjera konsumatore.

a.q/NOA

KOMENTE