English

Polonia do ndërtojë central atomik

Varshavë, 25 nëntor 2011, NOA- Polonia do ndërtojë në vitet e ardhshme centralin e parë atomik në rajonin e detit Balltik.

Ky lajm u konfirmua sot nga grupi energjetik PGE, përgjegjës për programin nuklear polak.

Mësohet se janë tre vendet e piketuara për ndërtimin e këtij centrali atomik, Zarnowiec, Choczewo dhe Gaski jo shumë larg nga deti Balltik.

a.y/NOA

KOMENTE