Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHISH, një marrëdhënie perverse, mazokiste
English

SHISH, një marrëdhënie perverse, mazokiste

Problemet me SHISH janë probleme të vjetra dhe marrëdhënia e kësaj qeverie dhe drejtuesit të saj me Shërbimin Informativ i ngjan një marrëdhënie perverse, mazokiste që ka lënë vraga të rënda jo vetëm në funksionimin demokratik të këtij institucioni, por ka pasur pasoja të rënda edhe për qëndrueshmërinë dhe kredibilitetin demokratik të institucioneve shqiptare në periudha të ndryshme kohore gjatë këtyre 20 viteve

Nga Ilir Gjoni

Nga ky buxhet që ka sjellë Qeveria kuptohet mëse qartë se ata që do ta mbajnë në kurriz krizën e shkaktuar nga keqqeverisja dhe paaftësia saj nuk do të jenë as te privilegjuarit, as të korruptuarit, as kasta, as evazorët e mëdhenj fiskalë e spekulatorët, por si gjithmonë të varfrit, njerëzit e ndershëm dhe institucionet e shtetit shqiptar. Ky buxhet godet më të dobëtit. Ky buxhet nuk nxit rritjen ekonomike dhe nuk jep përgjigje për të ardhmen e vendit.

Një nga sektorët që vuan më shumë këtë është sektori i sigurisë. Kjo qeveri i ka tradhtuar institucionet e sigurisë. Sot të gjithë dëshmojnë se sistemi i forcave të sigurisë, i masakruar nga shkurtimet lineare të qeverisë Berisha, i ngërthyer nga korrupsioni nepotik, dhe paaftësia ka kapërcyer kufirin kritik duke i vënë punonjësit e sistemit të sigurisë, në një situatë pune aspak dinjitoze dhe që ka vënë në dyshim efikasitetin e tërë sistemit në kurriz të qytetareve. Sot jeta dhe siguria e qytetarit janë komoditeti më i lirë në treg. T’i marrim me radhë. Shërbimi Informativ Shtetëror. Problemet me SHISH janë probleme të vjetra dhe marrëdhënia e kësaj qeverie dhe drejtuesit të saj me Shërbimin Informativ i ngjan një marrëdhënie perverse, mazokiste që ka lënë vraga të rënda jo vetëm në funksionimin demokratik të këtij institucioni, por ka pasur pasoja të rënda edhe për qëndrueshmërinë dhe kredibilitetin demokratik të institucioneve shqiptare në periudha të ndryshme kohore gjatë këtyre 20 viteve. Nuk dua te ndalem në të kaluarën, por do të përqendrohem në atë çka po ndodh sot. Jemi para një situate tragjike dhe alarmante ku po tentohet me të gjitha mjetet e mënyrat për ta vënë këtë institucion të rëndësishëm nën diktatin e një klike të etur për pushtet, te pangopur me korrupsion e të përlyer me lloj-lloj aferash të dyshimta, duke goditur atë me një hakmarrje primitive. Arsyeja është fare e thjeshtë- për sa kohë nuk je nën diktatin e kryeministrit e ke të pamundur të kryesh funksionet sepse po të lejohej ti kryente atëherë do të duhej të dilte lakuriq, siç dhe ka dalë në sy të opinionit publik dhe botës mbarë.

Ministria e Brendshme. Institucioni më i politizuar e nepotik që vepron me komandë politike dhe që i ka dalë situata e rendit jashtë kontrollit. Edhe në këtë ministri siç e shpreh me sinqeritet tronditës vetë qeveria prioritet është rritja e fondit për truprojat e kryeministrit dhe kohortës së tij si dhe rritja e numrit të punonjësve të policisë krejt e paargumentuar e kontradiktore kur nga një anë thuhet se numri i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është tej çdo caku, plot 640, një dyfishim ky i numrit brenda tre viteve, pasojë e lojës politike në kurriz të profesionalizmit dhe nga ana tjetër shtohen dhe 200 forca të tjera. Nuk është prioritet as lufta kundër krimit ordiner e atij te organizuar, as siguria rrugore e aq me pak ajo e pronës. Pa folur këtu për legjitimimin që ky buxhet i bën korrupsionit endemik në këtë Ministri përfaqësuar turpshëm me tenderin e 13 milion eurosh për uniformat. Ministria e Mbrojtjes. Buxheti që i është alokuar Ministrisë së Mbrojtjes është vetëdenoncues. Ai denoncon hipokrizinë e patriotëve kolltukofagë që nga njëra anë s’reshtin së foluri për vlerat e ushtarakëve, kur u duhet për të vënë dekorata në gjoksin e tyre, nga ana tjetër u kthejnë shpinën pikërisht atyre që e mbajnë lart flamurin e këtij kombi dhe që janë njerëzit që realisht kontribuojnë, duke sakrifikuar nga jeta e tyre përmes privacionesh të panumërta. Ky buxhet edhe një herë provon gënjeshtrat e kësaj qeverie duke mos plotësuar një kriter të trumbetuar me të madhe, pikërisht alokimin e 2% te GDP për buxhetin e mbrojtjes. Aktualisht kjo shifër ka zbritur ne 1.1%. nga 1. 43 te PBB e deklaruar pasi 4. 5 miliard lekë kalojnë për pensionet e rregullta e ato suplementare pra nuk ka asnjë impakt në modernizimin e FA. Dhe ky është fakt dhe mbetet. Ja pse e kemi kundërshtuar buxhetin! Por me këtë buxhet Qeveria cënohet dhe një nga themelet e kushtetutës siç është sovraniteti i këtij Kuvendi i cili me Ligjin 9858 datë 27. 12. 2007 ka miratuar Strategjinë Ushtarake ku përcaktohet se personeli i FA do jetë jo më shumë se 14000. Me këtë buxhet ju vazhdoni ta thelloni këtë shkelje duke shkurtuar edhe mbi 1000 ushtarakë të tjerë gjë e cila duhej bërë vetëm me miratim të këtij Kuvendi. Ky buxhet ka motivim “zero” për personelin. Ne fakt, gjatë këtij viti ushtarakëve ju është ulur paga për shkak të rritjes së kontributit shoqëror suplementar nga 2 në 5%. Vendimi i turpshëm i qeverisë Nr 472 datë 02.7. 2011 që i detyron ushtarakët të kthejnë dhe/ose mos marrin shpërblimet e përftuara me ligj është një tregues tjetër i faktit se ju nuk ju intereson aspak motivimi i ushtrisë. Ja perse e kemi kundërshtuar buxhetin! Kur vjen puna për të dhe për Qeverinë, ushtarët tanë i përkasin Forcave të NATO-s, ama kur vjen puna për t’i trajtuar ata si të tillë, jo. Në këtë rast, ata nuk janë ushtarë të NATO-s. Ata nuk bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “miracle”, ata bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “nightmare”. Ja perse e kemi kundërshtuar buxhetin! Buxheti i paraqitur ka synime e objektiva të paqarta. Që në momentin kur deklaroni se në objektiva futet dhe vaksinimi i ushtarakëve dhe kjo madje as 100% por vetëm 80 % apo se do të paguani trajtimin financiar të ushtarakëve në rezervë gjëra të cilat janë detyrime ligjore e jo objektiva, tregon se sa seriozisht e merrni mbrojtjen dhe ushtarakët. Ja perse e kemi kundërshtuar buxhetin! Alokimi i fondeve është i dyshimtë dhe i diskutueshëm. Në kushtet kur fondet e parashikuara për mallra e shërbime janë më pak se viti i kaluar, i gjithë aktiviteti operativ dhe rutino-administrativ i FA do të jetë i kufizuar vetëm për aktivitetin e nevojshëm për mbijetesë. Edhe investimet në vend që të shkonin për modernizimin e FA shkojnë për rikonstruksionin e ESKU-t apo QKU. Ja perse e kemi kundërshtuar buxhetin! Përpiqu sado pak Kryeministër tua lehtësosh jetën ushtarakëve dhe te mos u cënosh dinjitetin atyre dhe kombit tonë. Mos lejo të bëhen reklama klienteliste televizive me vlera prej 700 mije $. Shkurto shpenzimet për kalin e racës që siç thonë e përdor ti dhe nipërit a mbesat e tua ne malin e Dajtit për tu dhënë policëve dhe ushtarakëve ushqime e veshmbathje. Shkurto shpenzimet në buxhet për badigardet e tu dhe të shpurës tënde dhe kaloi këto të ardhura për familjet e ushtarakëve të vrarë. Ja perse e kemi kundërshtuar buxhetin! Me paraqitjen e këtij buxheti ju e keni kthyer politikën në një karikaturë obeze, të trashur nga pasuritë e paligjshme, rrëmbyer popullit dhe kjo e mishëruar në një kaste tipike të sëmurë që ka infektuar tërë aparatin shtetëror. Ju jeni mbërthyer në ciklin e grumbullimit të pushtetit për të grumbulluar më shumë para. Më shumë para për të marrë më shumë pushtet e përsëri më shumë pushtet për të bërë më shumë para. Ja perse e kemi kundërshtuar buxhetin! Edhe ky buxhet si të tjetër do të shitet si mrekullia Berishiste që tanimë jo vetëm Gjermania që do ta ketë zili, por mbarë bota. Por s’ka gjë. Ju e keni vënë re se Kryeministri i ha shpesh fjalët dhe premtimet dhe siç duket kjo tashmë është kthyer në dietën e tij të preferuar. Ja përse e kemi kundërshtuar buxhetin.

KOMENTE