Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Taksat, shtetarët dhe njerëzit e thjeshtë
English

Taksat, shtetarët dhe njerëzit e thjeshtë

Në cilin vend ndodh që kryeministri i vendit, ministrat, deputetët dhe funksionarët më të lartë të shtetit paguajnë më pak taksa se shtetasit e tyre që kanë të ardhura më të vogla?!

Nga Fatmir Toçi

Projektligji për buxhetin e vitit 2012 nuk realizon asnjë prej premtimeve programore të qeverisë së sotme.

Më në fund, qeveria shqiptare ka pranuar me anë të hartimit të këtij buxheti se ekonomia shqiptare është në krizë të thellë, krizë që nga dita në ditë po thellohet si rezultat i mashtrimit elektoral, korrupsionit të ngritur në sistem dhe paaftësisë drejtuese në të gjitha nivelet e administratës publike.

“I vetmi vend në botë që nuk e njeh krizën dhe ka vetëm rritje ekonomike”, sipas kryeministrit, është zhytur në krizën më të thellë dhe pa rrugëdalje; “ekonomia entuziaste” e Sali Berishës është kthyer në ekonomi të mjerimit të shqiptarëve; dhe këtë e tregojnë qartë një sërë treguesish ku reflektohen parametra të ulët në raport me premtimet dhe vitin në vazhdim 2011.

Duke u fokusuar te sektori i artit e kulturës, arsimit e puna studimore vihet re lehtë se MTKRS mbetet një prej dikastereve me buxhetin më të ulët vjetor. Më pak se 1 % e buxhetit shkon për kulturën, madje duke futur brenda edhe mbështetjen që i jep kjo ministri turizmit, sportit dhe rinisë. Investimet janë 53 % më të ulëta në krahasim me vitin në vazhdim, ndërsa trashëgimia kulturore është lënë pothuaj në harresë. Ka kohë që ndihet e nevojshme rishikimi i procedurës që do ta bënte me të vërtetë zero TVSH-në e librit, pasi ashtu siç aplikohet sot është i deformuar, nxit evazionin fiskal dhe rrit realisht koston e librave. Fondet për punën studimore dhe kërkimin shkencor janë të pamjaftueshme.

Turizmi, sportet dhe rinia trajtohen në këtë buxhet si sektorë satelitë, ndaj mbulimi me fonde është i papërfillshëm. Në arsim investimet në infrastrukturën shkollore janë ulur ndjeshëm, ndërsa i gjithë buxheti për arsimin është vetëm 2.8 % e GDP-së, në një kohë që premtimi i qeverisë ishte 6 %. Sloganeve të kryeministrit për internet në çdo shkollë i përgjigjet realiteti i hidhur për shkolla në zonat rurale pa ngrohje, pa xhama e nevoja të ndjeshme riparimesh të domosdoshme.

Shqiptarët e kanë kuptuar dhe i kanë kthyer sytë të opozita, e cila vetëm ajo mund t’i japë vendit një plan të zhvillimit ekonomik progresiv të mbështetur në një buxhet real dhe të mjaftueshëm për zgjidhjet e problemeve e kapërcimin e krizës. Në programin tonë, të miratuar edhe në Kongresin e fundit, ka propozime konkrete për ta bërë ekonominë e vendit më efektive dhe jetën e banorëve të këtij vendi më të mirë. Motoja jonë se kush fiton më shumë duhet të taksohet më shumë shkon në interes të më shumë se 95 % të shqiptarëve. Dhe me këtë propozim, siç shihet ne jemi të gatshëm që edhe vetë ne të taksohemi më shumë dhe të këtë një barrë më të lehtë fiskale për profesionet masive si mësimdhënësit, sanitarët, infermierët e punonjësit e tjerë të shëndetësisë, minatorët, naftëtarët, policët e punonjësit e shërbimeve të ndryshme që kanë paga të ulëta.

Në cilin vend ndodh që kryeministri i vendit, ministrat, deputetet dhe funksionarët më të lartë të shtetit paguajnë më pak taksa se shtetasit e tyre që kanë të ardhura më të vogla?! Me këtë propozim ne jemi aleatë më 95 % të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Por kjo nuk do të thotë aspak se ne jemi kundër biznesit, kundër 5 përqindëshit që mbetet dhe që mendohet se përbëjnë elitën ekonomike të vendit.

Ne kemi propozuar një paketë për heqjen e TVSH-së për një listë të ushqimeve bazë si buka, veza, qumështi, por edhe ilaçet, si dhe reduktimin e TVSH-së për energjinë elektrike. Cila qeveri demokratike, që ka si përparësi sigurimin e jetës dhe rritjen e mirëqenies së njerëzve do të ishte kundër këtyre propozimeve? Ne jemi këtu dhe të gatshëm që të ulim taksat e atyre që po na dëgjojnë. Po bëhet zhurmë dhe nuk po lihet akuzë pa hedhur për ne, opozitën, që nuk duam ta votojmë buxhetin e vitit 2012. Po cilin buxhet të votojmë? Atë që i heq çdo shpresë shqiptarëve për të dalë nga varfëria, që e çon ekonominë shqiptare në katastrofën përfundimtare?

Ne jemi të gatshëm që ta votojmë projektligjin për buxhetin e vitit 2012. Dhe provën mund ta japim që sot, në këtë sallë të Kuvendit. Por, për këtë duhen të pranohen disa ndryshime e kërkesa, që në fakt nuk janë teka të PS, por janë kërkesa që dalin nga goja e këtij populli, dalin nga mendjet e shumë njerëzve të mençur, ekspertë e specialistë.

Ndër propozimet tona do të veçoja:

- Le të biem dakord së bashku për heqjen e TVSH-së për paketën e ushqimeve bazë, të ilaçeve dhe uljen e këtij tatimi për energjinë elektrike;

- Të rrisim buxhetin e arsimit në 5 % të GDP nga 2.8 % që e keni planifikuar ju në këtë projektligj dhe nga 6 që e kishit premtuar para shqiptarëve;

- Të rrisim sadopak fondet për Artin, Kulturën e sportin, si dhe le ta heqim TVSH-në e librit në të gjitha hallkat e prodhimit dhe tregtimit të tij;

- Edhe një kërkesë tjetër do të kërkonim nga ju: planifikimin e shpenzimeve për ngritjen e një komisioni me bazë të gjerë që do të trajtonte dhe do të zgjidhte një herë e mirë problemin e pronës, tokës e pronarëve, si një prej kushteve themelore që do t’i hapte rrugën zhvillimit të vendit, zgjidhjes së konflikteve, shpesh të përgjakshme, si dhe krijimin e mundësive për hapjen e vendeve të punës dhe zgjidhjen e problemeve ekonomikenjë pjese të madhe të popullsisë.

Nëse doni seriozisht që të votojmë ligjin për buxhetin e vitit 2012 – realizoni këto kërkesa duke i pasqyruar në këtë ligj.

KOMENTE