Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Propozomi i Topit, Kuvendi vendos për KLSH-në
English

Propozomi i Topit, Kuvendi vendos për KLSH-në

Tiranë, 27 nëntor 2011, NOA – Kuvendi pritet të vendosë këtë javë lidhur me propozimin e presidentit Topi për kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pritet që ligjvënënësit të fusin në axhendën e tij brenda kësaj jave shqyrtimin e dekretit të Topit për KLSH-në.

Nga ana e saj mazhoranca do të shprehet lidhur me këtë dekret, pasi refuzoi propozimin e parë të presidentit për KLSH.

Ditë më parë, deputetë të grupit kuvendor demokrat vlerësuan emrin e Bujar Leksajt, duke lënë kështu të hapur mundësinë e votimit në komisione dhe seancë plenare.

Bujar Leskaj u zgjodh deputet në qytetin e Vlorës, në vitin 2005, ku fitoi më shumë se rivali i tij socialsit Mezan Malaj.

Në formimin e qeverisë së re, Leskaj mbajti për një vit e gjysmë postin e ministrit të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Pas largimit nga kjo detyrë ai ka qenë një ndër mbështetësit më të fortë në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të shtresës së të përndjekurve dhe të dënuarve politikë, kur ka propozuar disa amendamente në ligjin për dëmshpërblimin që i ka shkuar në favor kësaj kategorie. Edhe në rast se Kuvendi rrëzon kandidaturën e Bujar Leskaj, Presidenti Bamir Topi ka sërish të drejtë t'i propozojë Kuvendit një tjetër emër për postin e kreut të ri të KLSH-së.

a.q/NOA

KOMENTE