English

Sonda “Curiosity” niset për në Mars

E dielë, 27 nëntor 2011, NOA - Agjencia amerikane e hapësirës po përgatitet të lëshojë sondën më të re në palnetin Mars sot, në një mision dy vjetor për të gjetur vendet se ku mund të ketë patur jetë në planetin e kuq. Laboratori Shkencor Marsian i NASA-s, me një kosto prej 2.5 miliardë dollarësh, me emrin Curiosity, është planifikuar të lëshohet nga Kejp Kanaverëll i Floridës nga një raketë robotike.

Me madhësinë e një automobili, sonda ka 17 kamera, një krah robotik, një lazer dhe një instrument çpimi për të depërtuar në formacionet shkëmbore të planetit. Sonda pritet të mbërrijë në Mars në muajin gusht. Vendi i paracaktuar i zbritjes është një krater 150 kilometra i gjerë, i quajtur Gejll, i emërtuar për nder të astronautit australian Uollter Gejll. a.q/NOA/VOA

KOMENTE