Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Shqiptarët, shembull bashkëjetese dinjitoze
English

Topi: Shqiptarët, shembull bashkëjetese dinjitoze

Torino, 26 nëntor 2011, NOA – Gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë së Torinos, Piero Fasino, në ditën e dytë të vizitës në Itali, Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se qytetarët shqiptarë janë një shembull i bashkëjetesës dinjitoze mes vlerave dhe traditave më të mira të vendit të tyre të origjinës dhe të normave e standardeve të qytetarisë evropianem, citon agjencia e lajmeve NOA.al.

Kreu i Shtetit, bëhet me dije në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, shprehu konsideratën e lartë për rolin dhe punën e Kryebashkiakut të Torinos në mbështetje të politikave vendore, që nxisin integrimin e shtetasve të huaj në këtë qytet, e në veçanti për qytetarët shqiptarë.

“Komuniteti shqiptar në Itali është një urë e fortë lidhëse, komunikimi mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe aftësia dhe zotësia e këtij komuniteti për t’u integruar në një kohë të shkurtër në jetën e një qytetit të zhvilluar, plot kulturë e histori, siç është Torino, dëshmon për gjenezën dhe identitetin evropian të shqiptarëve që shprehet qartazi, sidomos sot, në aspiratën e mbarë popullit për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane”, u shpreh Presidenti i Republikës.

Ai ritheksoi se ëndrra e të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë është që të integrohen në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se “Duke pasur parasysh bashkësinë shqiptare tashmë të integruar në Rajonin e Piemontes dhe në Torino, ne kemi një urë lidhëse mes nesh të përbërë nga njerëz, që jetojnë e punojnë së bashku çdo ditë. Prandaj shpresojmë që edhe numri i investitorëve torinezë të rritet në Shqipëri”.

Kreu i Shtetit bëri një përshkrim të zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, ku u ndal edhe në etapat ku kalon çdo popull siç janë ato të tranzicionit dhe të ndryshimeve thelbësore, që kërkojnë vullnet për t’u përballuar.

“Historia e popullit shqiptar karakterizohet nga momente të tilla edhe për shkak të shumë faktorëve historiko-shoqëror. Ne gjithnjë kemi mundur t’ia rinisim nga e para, të ndërtojmë të ardhmen tonë e të brezave në vijim, për t’u shërbyer interesave madhorë e prioritarë të shtetit dhe të popullit shqiptar për zhvillim, integrim e mirëqenie”, nënvizoi Presidenti Topi.

Ai vlerësoi pozitivisht përpjekjet aktuale, që duket se po bashkojnë forcat politike në Shqipëri për gjetjen e konsensusit kryesisht për çështje të reformave thelbësore për demokracinë dhe zhvillimin e vendit.

Ndërkaq, Kryetari i Bashkisë së Torinos, Piero Fasino vlerësoi praninë dhe kontributin e Presidentit Topi për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë, të cilat kanë qenë tradicionalisht të shkëlqyera, sipas tij.

Kryebashkiaku i Torinos vlerësoi këtë vizitë të Presidentit të Republikës Bamir Topi pikërisht në përvjetorin e njëzetë të nisjes së emigracionit modern shqiptar në Torino. “Shqiptarët, me punën, djersën dhe pasionin e tyre kontribuojnë çdo ditë për rritjen ekonomike, shoqërore dhe kulturore të këtij qyteti. Së bashku me grupet e tjera të emigrantëve, që janë integruar më së miri, ata përbëjnë një pasuri për qytetin tonë”, u shpreh Fasino.

mit/NOA

Në foto: Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe kryetari i Bashkisë së Torino-s, Piero Fasino.

KOMENTE