English

Kamëz, digjet makina në bulevardin “Blu”

Kamëz, 27 nëntor 2011, NOA- Një makinë në zonën e Kamzës në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al makina ndodhet në zonën e njohur si bulevardi “Blu” ndërsa thuhet se automjeti i përfshirë nga flakët është i llojit benz dhe mban targën AA 772 BA.

Sipas të dhënave që vijnë nga policia thuhet se shkak për rënien e zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse dhe trupat e policisë.

a.y/NOA

KOMENTE