Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 28 nëntor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 28 nëntor 2011

Tiranë, 28 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 28 nëntor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Sulmi te Kurban, Rama: Intelektualët, spiunë dhe puthadorë”, i cili pasqyron reagimin e intelektualëve për përshkrimin që u ka bërë kreu i PS. Disa tituj të tjerë janë; “Flet djali i Hurshovit: Të fshehtat e vizitës së babait në Shqipëri, Enveri Donte pushtetin”, “Zbulohet dokumenti, Pavarësia u kërkua që më 1928”, “Gjykata liron pedagogët, burgosen sekserët”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Qeveria bllokon shpërblimet e administratës për vitin 2012”. Disa tituj të tjerë janë; “Përgjimi i rrallë, si pastruan dy vëllezër beratas 2.5 milionë euro”, “Nexhmije Hoxha: Si i fshehëm fejesën prindërve të Enverit”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Akti i Pavarësisë, kërkime në Beograd”, i cili flet për kërkimet e dokumentit origjinal të pavarësisë. Disa tituj të tjerë janë; “Shqipëri-Kosovë, shkëmbim pelegrinësh për festën e flamurit”, “Halimi: E bëjmë Gjykatën Administrative edhe pa ligj”, “Vlora, kryeqendër e Shqipërisë për një ditë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Zgjedhjet në PS, Harasani: Dua Tiranën, Tahiri hesht”, i cili flet për zhvillimet në seliën rozë. Disa tituj të tjerë të gazetës janë: “Islmail Qemali: Ne ndjehemi otomanë, po u ndamë do jemi preh e të tjerëve”, i cili pasqyron një intervistë të Ismail Qemialit tre muaj para shpalljes së Pavarësisë.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Harta e re, çmimet e apartamenteve në 30 zona të Tiranës”. Disa tituj të tjerë; “Pranga dy mësuesve dhe sekserit, shisnin diploma false”, “Ndoka: Pse parti e re e Topit do të jetë e pozicionuar majtas”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE