English

Thaçi: Norvegjia mbështet konsolidimin e Kosovës si shtet

Oslo, 28 nëntor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën zyrtare dyditore në Norvegji, iu rezervua një pritje zyrtare në Parlamentin Norvegjez.

Kryeparlamentari Norvegjez, Dag Terje Andersen në takimin që zhvilloi me Thaçin përshëndeti progresin e Kosovës, si shtet i ri dhe ofroi mbështetjen e mëtejshme të shtetit norvegjez për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Andersen ofroi vazhdimin e mbështetjes së Parlamentit Norvegjez për Parlamentin e Kosovës, përmes programeve të ndryshme të bashkëpunimit midis parlamentarëve dhe administratave të parlamenteve të të dyja vendeve.

Nga ana e tij Kryeministri Thaçi falënderoi kryeparlamentarin norvegjez, për kontributin e dhënë për njohjen e shpejtë të shtetit të Kosovës nga Norvegjia dhe mbështetjen e vazhdueshme për proceset zhvillimore në Kosovë.

Ndërkaq në takimin kryeparlamentarin norvegjez dhe me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje, Kryeministri i Kosovës, Thaçi bëri një ekspoze të gjendjes politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë u fokusua në reformat legjislative, politike dhe ekonomike, që po i bëjnë institucionet e Kosovës.

Kryeministri Thaçi gjatë takimit prezantoi vizionin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, krijimin e një ambienti të favorshëm për investime ekonomike ndërkombëtare në Kosovës, për përkushtimet e Qeverisë për respektimin afirmativ të komuniteteve dhe për çështje tjera të rëndësishme.

Ndërkaq Thaçi do të vazhdojë vizitën zyrtare në Norvegji edhe nesër, kur pritet të takohet me homologun e tij, Kryeministrin e Norvegjisë, Jens Stoltenberg, me ministrin e Punëve të Jashtme, Jonas Gahr Støre dhe me ministrin e Mbrojtjes, Espen Barth Eide.

a.y/NOA

KOMENTE