English

Topalli – Mignon: Shqipëria në krye të KM të KiE

Tiranë, 29 nëntor 2011, NOA - Në Maj të vitit të ardhshëm, Shqipëria merr Presidencën e rradhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke shënuar kështu një ngjarje historike për vendin. Pritoritet e kësaj presidence dhe në këtë kuadër, bashkëpunimi mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ishin tema kryesore e bisedës mes Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Jean-Claude Mignon, zëvendëspresident i Asamblesë së KiE-së, dhe kandidat për President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që Presidenca e Shqipërisë, pas 17 vitesh anëtarësimi, përkon edhe me vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Duke shprehur kënaqësinë për mundësitë e reja të bashkëpunimit, zoti Mignon shprehu bindjen se Presidenca e Shqipërisë do të jetë një presidencë dinamike, aktive dhe ambicioze.

“Jam i impresionuar nga transformimet e jashtëzakonshme në Shqipëri. Jam shumë i bindur se gjatë presidencës së Shqipërisë, bashkëpunimi për prioritetet dhe objektivat do të jetë shumë i suksesshëm”, tha ai.

Biseda u ndal në prioritet e Presidencës shqiptare si pjesë e Platformës së kryesive të Trojkës së Komitetit të Ministrave, duke u fokusuar në: Reformën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; Forcimin e demokracisë lokale; Dialogun ndërkulturor, edukimi ndaj tolerancës, sfidat e të jetuarit së bashku. a.q/NOA

KOMENTE