Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
20 vjet burg për vrasësin e Mirit të Xhikes
English

20 vjet burg për vrasësin e Mirit të Xhikes

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA – Më shumë se 8 vjet pas vrasjes së biznesmenit Fatmir Rama, Gjykata e Tiranës ka dënuar njeriun e akuzuar si vrasësi i tij.

Kështu, Lavdërim Tufa është shpallur fajtor dukeu dënuar me 20 vjet burg, raporton bashkëpunëtori i agjencisë NOA.al.

Përballë kërkesës së prokurorisë që kërkoi burg përjetë për Tufën, trupi gjykues e cilësoi Tufën si bashkëpunëtor në vrasjen e trefishtë që ndodhi në kartodromin në zonën e Lundrës para disa vitesh duke e dënuar me 20 vjet. Ndaj Tufës ra akuza e armëmbajtjes pa leje me argumentin që në armën e gjetur pranë vendit të ngjarjes nuk u gjetën gjurmë të Lavdërim Tufës.

Vrasja e Mirit të Xhikes Fatmir Rama u vra në mars të viti 2003, brenda lokalit të tij "Kartodrom 2000", gjatë një ndeshje futbolli. Në atë moment, Fatmir Rama ( i njohur si Miri i Xhikes) shoqërohej nga Ylli Kelmendi, Flamur Rrapaj, Kristaq Cami e Julian Durishti. Dy persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, duke zbrazur mbi ta 60 gëzhoja dhe më pas u larguan. Për pasojë, u vranë tre persona, Kristaq Cami, Julian Durishti si edhe Fatmir Rama. Ylli Kelmendi, mik i Fatmir Ramës, qëlloi me pistoletë drejt atentatorëve, duke plagosur njërin prej tyre. Gjetja e njollave të gjakut në disa vende, rruga që kishin përshkuar tregonte se autorët e njihnin mirë zonën dhe rrugicat për t’u fshehur nga ndjekja prej policisë, ngriti dyshimin për Lavdërim Tufën. Tetë muaj më vonë, më 26 nëntor të 2004-s, u arrestua Lavdërim Tufa. Prova që e implikon atë ishte përputhja rreth 90% e ADN-së së tij me një fije floku, që u gjet në maskën e hedhur nga njëri prej atentatorëve.

a.q/NOA

KOMENTE
  • loli15:03 - 30 Nëntor 2011
    çfar bote e ndyre....