English

Një “kopsht zoologjik” njerëzor, për të kujtuar diskriminimin

Paris, 30 Nëntor 2011 NOA/Rid Bulku - Për shekuj me radhë, të bardhët rregullisht kanë demonstruar superioritetin e tyre ndaj racave të tjera si tek afrikanët apo dhe raca të tjerra duke e shfaqur këtë fakt në shumë mënyra. Shpeshherë ato janë “izoluar” dhe janë diskriminuar.

Pikërisht në lidhje me këtë temë është krijuar një muze në Paris që ekzaminon këtë traditë turpëruese koloniale, që ende sot e kësaj dite e shfaq sërish këtë lloj diskriminimi dhe që aktualisht ai quhet si diskriminim modern, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kujdestari i kësaj ekspozite është Lilian Thuram, ish-yll i futbollit francez që aktualisht është integruar në luftën kundër racizmit.

Ai ka shpjeguar se kjo “shfaqje ka si qëllim të bëjë njerëzit që të reflektojnë mbi paragjykimet që në nja farë mënyrë çdo njeri e kryen”.

Thuram shpreson që vizitorët e muzeut Quai Branly të mirëpresin këtë mundësi për të menduar për gjithçka rreth kësaj teme tepër delikate për ish futbollistin e Juventusit.

r.b/NOA

KOMENTE