English

Plagosje me thikë te rruga e Elbasanit, 21-vjeçari rëndë në spital

Tiranë, 29 Nëntor 2011 NOA - Një 22-vjeçar plagoset me thikë në shpatull, në kërkim autori. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në rrugën e Elbasanit pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, kur 22-vjeçari Elton Deliu është plagosur me thikë. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie për të zbardhur rrethanat. Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Deliu është goditur me thikë në shpatull. I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa është identifikuar autori i krimit, por nuk jepet emri i tij. Policia tha se po organizon një operacion për kapjen e të dyshuar pasi ka mundur të lokalizojë vendndodhjen e tij. Ende nuk dihen motivet e sakta të ngjarjes por policia dyshon se plagosja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes dy të rinjve. e.t/NOA

KOMENTE