English

Chelsea dhe United në sulm për Benatia

Londër, 1 dhjetor NOA - Nuk është vetëm Juventusi, pasi Manchester United dhe Chelsea po shfaqin një interes të vërtetë në drejtim të mbrojtësit të Udinezes, Mehdi Benatia. Sipas sitit anglez “talksport” “Djajtë e Kuq” dhe “Blutë e Londrës” kanë lokalizuar tek mbrojtësi i qendrës me origjinë marokene, përforcimin ideal të tyre për këtë repart në skuadër. Shtypi britanik ka theksuar se Juventusi i ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Udinezes, por aktualisht presidenti Pozzo e konsideron si të pashitshëm lojtarin të paktën deri në përfundim të këtij sezoni. Sipas “talksport” vlerësimi për kartonin e Benatia rrotullohet pranë shifrës 15 milionë sterlina (rreth 17,5 milionë euro). r.b/NOA

KOMENTE