English

Shet si prostitutë bashkëjetuesen, prangoset

Durrës, 1 dhjetor 2011, NOA- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së qytetit të Durrësit nën akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, të ndaluarit janë 47 vjeçari Ilmi Hoxhaj banues në Durrës i cili akuzohet për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe 35 vjeçarja me iniciale S.Y., banuese në Durrës, e akuzuar për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.

Mësohet se shkak për këtë prangosje ka qenë një kallëzim në Policinë e Durrësit nga shtetasja S.Y., e cila deklaron se personi me të cilin bashkëjeton që prej një viti, Ilmi Hoxhaj, e ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në qytetet e Fierit dhe Durrësit, kundrejt shumave që varionin nga 2000-5000 lekë të rinj.

Siç informonin agjencia e lajmeve NOA.al, 35 vjeçarja i siguronte vetë klientët dhe shumat e përfituara ia dorëzonte në shtëpi bashkëjetuesit Ilmi Hoxhaj.

Lidhur me këtë rast Prokuroria e Durrësit po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të veprimtarisë.

a.y/NOA

KOMENTE