English

Vihen në pranga tregtarët e drogës

Teramo, 1 dhjetor 2011, NOA- Me akuzën për shpërndarje të lëndës narkotike policia italiane vuri në prangat dy të rinj shqiptarë.

Valmir Bregu 39 vjeç dhe Artur Kulli 27 vjeç të dy banues në Martinsicuro, u vunë nën prangat e policisë si të përfshirë në aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike.

Në vijim të hetimeve të vazhdueshme të policisë dhe informacioneve të mbledhura lidhur me aktivitetin e dy shqiptarëve, policia u gjeti dy të rinjve 50 gramë kokainë ndërsa nga materialet e mbledhura në vijimësi thuhet se djemtë tregtonin në zonat përreth Martinsicuro lëndë narkotike.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në vitin 2008, Valmir Bregu u arrestua së bashku me disa bashkëkombas të tij pasi iu gjet 800 gramë kokainë dhe në vijim po për këtë akuzë të dytë, dy të rinjtë do paraqiten para gjykatës.

Mësohet se shqiptarët pas prangosjes janë dërguar në burgun e Teramos.

a.y/NOA

KOMENTE