English


19 vjet burg për anëtarin e Bandës së Durrësit

Tiranë, 2 dhjetor 2011, NOA - Gjykata e krimeve të rënda dënon me 19 vjet burg Bujar Gashi, i dyshuar si anëtar i Bandës së Durrësit. Por, trupi gjykues e gjeti fajtor Gashin vetëm për 1 nga 4 akuzat që rëndonin ndaj tij. Bujar Gashi u dënua 19 vjet burg me akuën për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim të shtetasit Dritan Disha. Trupa gjyqësore e drejtuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti e shpalli të pafajshëm për veprat penale të “Pjesmarrjes në organizatë kriminale”, “Kryerejes së krimeve nga organizata kriminale”, si dhe veprën penale për mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Për Bujar Gashi pati një proces të ndarë pasi për të akuzuarit e pjesës tjetër të bandës së Durrësit janë arrestuar më herët.

a.q/NOA

KOMENTE