English

Ndahet nga jeta shkrimtarja Christa Wolff

Shkrimtarja Christa Wolf ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare në Berlin. Njoftimin e dha shtëpia botuese Suhrkamp.

Si autore në ish-RDGJ, Wolf vlerësohej si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të pasluftës. Ndër veprat e saj më të rëndësishme bëjnë pjesë romane dhe tregime "Reflektim për Christa T.", "Model fëmijërie" dhe "Qielli i ndarë".

Romani i saj i fundit "Qyteti i engjëjve" u publikua në verë 2010. Wolf e shihte RDGJ-në dhe SED-in me distancë kritike por u mbeti atyre besnike deri në fund.

Për shumë lexues në lindje dhe perëndim për vite me radhë ajo ishte një instancë morale e Gjermanisë tjetër.

Christa Wolf është nderuar me çmime të shumta letërsie, raporton radio DW.

KOMENTE