English

Rama: Besoni në ëndrra, ndiqini ato

Vlorë, 1 dhjetor 2011, NOA – Pas Kosovës, kryetari i PS, Edi Rama ka udhëtuar drejt Vlorës për të promovuar librin e tij, “Kurban”.

“Jam i befasuar dhe i emocionuar nga prania juaj. Qysh ditën e parë që u bë promovimi në Tiranë pak orë para se të shkoja në promovim isha i emocionuar, sepse është një eksperiencë krejt tjetër”, tha Rama në takimin me qytetarë të Vlorës.

Ai ka pësëritur se ky nuk është një libër për të shkuarën, por për të ardhmen. “ Në këtë libër do t’i gjeni të gjitha arsyet për të pasur besim. Nëse do doni të bëheni pjesë e kësaj përpjekje akoma më mirë. Nëse do prisni që ëndrrat të bëhen realitet do jetë një zhgjëndërr, por nëse do t’i ndiqni ëndrrat tuaja me pasion nuk ka ëndërr të parealizueshme,” përfundoi Rama.

a.q/NOA

KOMENTE
  • lali21:24 - 01 Dhjetor 2011
    sa mir e ke ti o edi! e lem politiken fare dhe vazhdojm te botojm libra bashk se nuk ka lek ma politika!