English

Rama: S'na duhet gjysma e pushtetit, Meta e ka bërë zgjedhjen e tij

Tiranë, 2 dhjetor, 2011, NOAUpdate– Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka komentuar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare dhe mundësinë e një koalicioni më LSI-në. Ai u shpreh se Ilir Meta e ka bërë zgjedhjen e tij dhe PS nuk i duhet gjysma e pushtetit. Sipas tij PS duhet të punojë për te mbledhur më shumë vota.

“Ilir Meta është pjesë e pushtetit dhe nuk ka opozitë të thotë se na duhet gjysma e pushtetit. Ai e ka bërë zgjidhjen e tij dhe ne nuk kemi ç’ti themi. Ne na duhet organizim”, tha Rama.

a.k./NOA

KOMENTE