Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të drejtat e emigrantëve, eksperti i OKB-së mision në Shqipëri
English

Të drejtat e emigrantëve, eksperti i OKB-së mision në Shqipëri

Gjenevë, 2 dhjetor 2011, NOA- Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njerëzore të migrantëve, François Crepeau, do të vizitojë Shqipërinë nga data 5 deri në 13 dhjetor 2011 për të vlerësuar zbatimin e politikave, strategjive dhe ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve, duke përfshirë emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit, të kthyerit dhe migrantët e tjerë.

“Në mënyrë krejt unike, një e katërta deri në një e treta e të gjithë qytetarëve shqiptarë janë jashtë shtetit”, tha Crepeau, duke ju referuar flukseve të mëdha të migrimit që në fillim të viteve 90 të cilat e kanë bërë Shqipërinë një vend me përqindjen më të lartë të emigracionit në botë. “Nga një popullsie totale prej 3.4 milionë, rreth një milion shqiptarë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të tyre.”

Ky është misioni i parë në Shqipëri i një eksperti të pavarur i ngarkuar nga Këshilli i të drejtave të njeriut të OKB-së për monitorimin dhe raportimin për situatën e të drejtave të njeriut të migrantëve duke marrë parasysh cënueshmërinë e veçantë të grave, fëmijëve dhe atyre që janë pa dokumente ose në një gjendje të parregullt.

Gjatë misionit të tij nëntë ditor, Reporteri Special do të takojë zyrtarët e qeverisë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, agjencitë e OKB-së dhe organizatat rajonale dhe ndërkombetare në Tiranë. Ai do të udhëtojë gjithashtu në pikat e kufirit me Greqinë dhe Malin e Zi, do të vizitojë mjediset e pritjes për migrantët dhe do të dëgjojë pikëpamjet e migrantëve.

Në fund të misionit të tij, të martën, më 13 dhjetor, Reporteri Special do të japë konkluzionet e tij paraprake në një konferencë shtypi.

a.y/NOA

KOMENTE
  • gjekro.18:21 - 02 Dhjetor 2011
    Dashte zoti na ndihmone se kemi 20 vjet ne kurbet dhe nje dokument te sakt ne duart tona nuk kemi.