Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasësi hakmarrës, bie në pranga pas 23 vitesh
English

Vrasësi hakmarrës, bie në pranga pas 23 vitesh

Tiranë, 2 dhjetor 2011, NOA- Një person i dënuar me 25 vite burg për vrasje me motive hakmarrje më shumë se 20 vjet më parë, është prangosur mesditën e sotme në Tiranë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Hajdar Llani 58 vjeç, banues në fshatin Shpërthet të Krujës, ishte dënuar nga Gjykata këtij qyteti në vitin 1988 me 25 vite burgim për veprën penale të “Vrasjes për hakmarrje”, “Mashtrim më shumë se njëherë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al se, Llani në muaj maj të vitit 1988 në fshatin Thumanë të Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin Musa Koçi, 50 vjeç.

a.y/NOA

KOMENTE