Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Zhduket” Ilir Kumbaro, lëshohet urdhër arresti
English

“Zhduket” Ilir Kumbaro, lëshohet urdhër arresti

Londër, 1 dhjetor 2011, NOA – Në kohën kur drejtësia shqiptare priste ekstradimin, ish-funksionari i shërbimit sekret shqiptar, Ilir Kumbaro është “zhdukur”.

Sikundër, informojnë edhe mediat vendase Kumbaro, i njohur edhe si Shaqa Shatri nuk u paraqit në seacën në ngarkim të tij sot në Gjykatë.

Kjo ka bërë që policia londineze të nisë veprimet për arrestimin e tij.

Prokurorja e çështjes, e cila është përfaqësuese e palës shqiptare në këtë gjykatë është shprehur se Kumbaro kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe se kishte mundësitë dhe mjetet në dispozicion për tu zhdukur dhe për t'iu shmangur drejtësisë.

Ndërsa, avokati i Kumbaros është shprehur vetëm se kishte kontaktuar me familjen e tij.

Kumbaro akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, në vitin 1995. Atij i është dhënë leje qëndrimi për në Britani që nga gushti i vitit 1996, pas pretendimeve të tij se ai ishte refugjat kosovar, duke u paraqitur me emrin e rremë ,Shaqa Shatri.

KOMENTE