Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diplomatë dhe kabineti qeveritar, homazhe për Leka Zogun I
English

Diplomatë dhe kabineti qeveritar, homazhe për Leka Zogun I

Tiranë 3 dhjetor 2011, NOA – Ka nisur rreth orës 10:00 ceremonia e homazheve shtetërore për ceremoninë e lamtumirës së pretendentit Mbretëror Leka Zogu I, i cili u ndaj nga jeta më datën 30 nëntor, në moshën 72-vjeçare. Të pranishëm në homazhe kanë qenë ambasadori i OSBE, Eugen Uollfath dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Ndërkohë që homazhe po kryejnë dhe zyrtarë të larë të qeverisë dhe pjesa më e madhe e ministrave të kabinetit qeveritar.

Në homazhe janë dhe qindra qytetarë të Tiranës, si dhe të afërm të Familjes Mbretërore. Ceremonia do të zgjasë deri në orën 13:00. Më pas akrëmorti me trupin e Leka Zogut të I, do të dalë nga Parlamenti dhe do të përcillet në bulevardin “Zhan D’Ark”. Kortezhi do të ndjek më pas intenerarin; bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- sheshi Skënderbej për t’u drejtuar për në varrezat e Sharrës.

a.k/NOA

Në foto: Presidenti Bamir Topi, (dje) duke i shprehur ngushëllimet e tij Princit Leka, për ndarjen nga jeta të Pretendentit të Fronit, Mbretëror Leka Zogu I.

KOMENTE