Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioni i Ekonomisë “Ok” buxhetit, të hënën në parlament
English

Komisioni i Ekonomisë “Ok” buxhetit, të hënën në parlament

Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA- Komisioni i Ekonomisë miratoi mesditën e sotme nen për nen, projektbuxhetin për vitin 2012.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA, pr/buxheti u miratua vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa ashtu siç është lajmëruar pritet që të votohet në parlament në seancën plenare të orës 09.00 ditën e hënë.

Deputetët e Partisë Socialiste theksuan edhe njëherë qëndrimin e opozitës për pr/buxhetin e vitit të ardhshëm, duke përsëritur propozimet për disa ndryshime.

Në seancën e kaluar ku buxheti i vitit 2012 u votua në parim, kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi, rreshtoi 8 kushte duke përmendur; 1- takstë më të lartë për të pasurit, 2- heqjen e TVSH për ushqimet bazë, 3- uljen e TVSH për barnat, 4- rimbursim për fermerët, 5- uljen e TVSH-së së energjisë. 6- heqjen e TVSH për librat shkollorë, 7- zgjidhjen e çështjes së pronave dhe 8- dëmshpërblim të menjëhershëm për të përndjekurit që kanë mbushur 75-vjeç.

Në fjalën e tij Ruçi tha se vetëm nëse plotësohen këto kushte ligjvënësit e Partisë Socialiste do të japin votën pro buxhetit.

a.y/NOA

KOMENTE