Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndahet nga jeta Sabri Godo
English

Ndahet nga jeta Sabri Godo

Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA- Dita e zisë e shpallur për pretendentin e fronit mbretëror Leka Zogi I, u trondit edhe më tej pasi politikani Sabri Godo, i njohur ndryshe si një ndër “të urtët” e politikës shqiptare dhe themeluesi i Partisë Republikane është ndarë nga jeta pak çaste më parë pas një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Godo u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare, ndërsa siç informon agjencia e lajmeve NOA.al. Godo ka lindur në qytetin e Delvinës më 8 gusht 1929.

Më 22 nëntor Godo u shtrua në reanimacionin e spitalit të Mushkërive, në Sauk të Tiranës.

Sipas mjekëve, Godo vuante nga likidi pleural (ujëmushkëri). Politikani 82 vjeçar gjatë qëndrimit në spital krahas mjekëve u kujdeset edhe nga vajza e tij, Anila Godo, ish ministre e shëndetësisë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Liliana Bermema15:50 - 03 Dhjetor 2011
    separi ngushelloj familjen .Politikan si z.Sabri Godo nuk i vjen me politikes Shqiptare pune shume e fjale pak