Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hagë, nesër vendimi për kontestin e emrit
English

Hagë, nesër vendimi për kontestin e emrit

Hagë, 4 dhjetor 2011, NOA - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë nesër do të publikojë aktgjykimin mbi padinë e ngritur nga Shkupi zyrtar kundër Athinës për shkeljen e Marrëveshjes së Përkohshme Dypalëshe të vitit 1995, prej të cilës u bllokua pranimi i Maqedonisë në NATO në Samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht.

Sipas procedurës së parashikuar, Gjykata dy javë para shpalljes së vendimit ka informuar të dyja palët.

Maqedonia kërkon që Greqia të respektojë detyrimet e saj të parapara me Marrëveshjen e Përkohshme dhe të mos e bllokojë anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.

Athina zyrtare ka mbrojtur qëndrimin se në Samitin e Bukureshtit nuk ka pasur bllokim dhe veto nga Greqia, por konsensus midis vendeve anëtare që shtyn anëtarësimin deri në zgjidhjen e kontestit të emrit.

Greqia gjithashtu kërkoi që Gjykata të shpallet jokompetente për të zgjidhur këtë çështje.

Por, sipas drejtësisë ndërkombëtare, vendimet që miratohen nga Gjykata në Hagë janë përfundimtare dhe obligative, ndërsa për zbatimin dhe respektimin e tyre kompetent është Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

INA/NOA

KOMENTE