Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Homazhe lamtumire në nderim të republikanit të urtë Sabri Godo
English

Homazhe lamtumire në nderim të republikanit të urtë Sabri Godo

Tiranë, 4 dhjetor 2011, NOA – Themeluesit të Partisë Republikane, politikanit të njohur dhe të urtë, historianit dhe shkrimtarit, Sabri Godo po i jepet në këto momente lamtumira e fundit.

Mijëra qytetarë, janë mbledhur në mjediset e oborrit të Kuvendit, në hollin e të cilit po zhvillohen homazhet për të nderuar këtë ikonë të mençurisë në politikën e sotme shqiptare, ndërsa flamujt në të gjithë institucionet e vendit do të rrinë në gjysmë shtizë, për dy orë të Zisë Kombëtare, nga ora 12.30-14.30, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Nën tingujt funebër kanë parakaluar njëri pas tjetrit në homazhe politikanë të djathtë dhe të opozitës si dhe ambasadorë e personalitete të letrave shqipe, të jetës publike në Shqipëri.

Homazhe në nderim të bashkëhartuesit të Kushtetutës të Shqipërisë zhvilloi pak minuta më parë Presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili pas nderimit pranë trupit të të ndjerit Godo ka lënë edhe një shënim në librin e ngushëllimeve.

Edhe Princi Leka i Dytë i shoqëruar nga pjesëtarë të Oborrit Mbretëror, nipi i Mbretit Ahmet Zog nuk ka munguar në këto homazhe, ndërsa një ditë më parë ishte ai që priste homazhet për nder të të atit, Trashëgimtarit të Fronit mbretëror, Leka i Parë, të cilit iu dha lamtumira e fundit dje.

Pas ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë homazhe në nderim të të urtit Godo kreu edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto.

Deputetë të njohur nga të dyja anët e politikës kanë mbërritur në sallën e homazheve, klerikë të njohur, duke i dhënë nderimin e fundit politikanit të njohur që nuk do të jetë më mes të gjallëve.

Politikani i mençur dhe republikani Sabri Godo ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 82-vjeçare, pas vuajtjes për disa kohë nga një sëmundje në mushkëri.

Për rastësi republikani Godo, i cili do t’i mungojë politikës për mendimet e mençura, dhe figurën e tij të respektuar nga të gjithë, u shua pikërisht kur në Tiranë tërë vendi po i jepte lamtumirën e fundit Trashëgimtarit të Fronit Mbretëror Shqiptar, birit të Mbretit Ahmet Zog, Leka i Parë, mbylli sytë në 30 nëntor në moshën 72-vjeçare.

mit/NOA

KOMENTE