Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndeshje futbolli, në ndihmë të fëmijëve jetim
English

Ndeshje futbolli, në ndihmë të fëmijëve jetim

Tiranë 4 dhjetor 2011, NOA – Një ndeshje bamirësie për fëmijët jetim. Kjo është nisma që kanë marrë përsipër Tifozat Kuq e Zi dhe Qendra Mediatike KURAJO. Në datën në datën 9 dhjetor, ora 14:00 në Stadiumin Kombëtar Qemal Stafa, Tifozat Kuq e Zi dhe Qendra Mediatike do të organizojnë një ndeshje futbolli bamirësie mes tyre, si dhe një spektakël me artistë. Të ardhurat nga biletat dhe reklamat do të kalojnë për Shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë, por kushdo prej qytetarëve që ka dëshirë të kontribuojë për fëmijët jetim, mund të jap donacione.

Stadiumi do të jetë falas për fëmijët deri moshën 15 vjeç, si edhe për pensionistët. Ndërsa për personat e tjerë bileta kushton vetëm 200 lekë.

a.k/NOA

KOMENTE