Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Naço prezanton hartën minerare: Do prodhojmë 50 milionë ton naftë
English

Naço prezanton hartën minerare: Do prodhojmë 50 milionë ton naftë

Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA- Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikes ka promovuar sot hartën e burimeve minerare të Shqipërisë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast kreu i METE, Nasip Naço u shpreh se, Shqipëria është një vend me pasuri të madhe minerare.

Ministri Naço, vlerësoi hartimin e hartës së burimeve minerare të Shqipërisë dhe u shpreh se, kjo hartë është hartuar në mbështetje të zhvillimit të sektorit minerar, të detyrave që rrjedhin nga strategjia minerare, koncepteve të reja të planifikimit minerar, transparencës dhe zhvillimit të konkurrencës së lirë.

“Kjo hartë ndërlidh bazën e re gjeologjike, të përshkruar në hartën e re gjeologjike të Shqipërisë, me vendburimet e mineraleve metalore dhe jo metalorë, lëndët energjetike dhe ujërat minerale. Puna kërkimore zbuluese, e realizuar në territorin shqiptar, vlerëson në vendin tonë si një vend me një pasuri të madhe minerare, pavarësisht nga sipërfaqja e tij e vogël”, u shpreh ministri Naço.

Sipas tij, ky projekt është përmbledhje e materialit arkivor të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, ku pasqyrohet harta e mineraleve të dobishme në Shqipëri që nga viti 1971, harta metalogjenike të vitit 1989, të dhënat të reja në kërkim-zbulimin e mineraleve, si dhe në disa modele të hartave mineraleve të dobishme të shteteve të ndryshme si Italia, Greqia, Çekia, Sllovenia, Japonia, etj.

Naço tha se, kjo punë kërkimore zbuluese ka bërë që industria minerare në këto vite të realizojë prodhimin e mbi 50 milionë ton naftë, rreth 10 miliardë metër kub gaz dhe rreth 38 milionë ton qymyr, mbi 25 milionë ton mineral kromiti, mbi 21 milionë ton mineral bakri, rreth 56 milionë ton hekur-nikel dhe dhjetëra milionë ton minerale industriale, materiale ndërtimi, etj.

Në hartën e burimeve minerale të Shqipërisë, në tekstin dhe katalogun e saj, tha kreu i METE pasqyrohen rreth 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, mbi 500 vendburime të mineraleve të ngurta nga të cilat: rreth 293 vendburime kromi, mbi 108 vendburime bakri, mbi 21 vendburime hekur-nikel, mbi 45 vendburime qymyrguri, etj., të cilat do të jenë pjesë e procesit të planifikimit minerar.

Prezantimi i hartës së burimeve minerare u bë gjatë një seminari të zhvilluar në ambientet e Ministrisë, ku të pranishëm ishin Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, Zv. Ministri Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, Drejtori Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Adil Neziraj, si dhe drejtues të tjerë të METE dhe të institucioneve të saj të varësisë.

a.y/NOA

KOMENTE