English

Për 1 dele, shoferi dhe faturinua përfundojnë në pranga

Vlorë, 5 dhjetor 2011, NOA- Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shofer autobusi dhe një faturino.

Nuk kanë aksidentuar askënd dhe as kanë rritur çmimin e biletës, por kanë vjedhur, ndonëse preja e tyre nuk kanë qenë pasagjerët.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, ishin njoftuar se në autostradën Levan-Vlorë në afërsi të fshatit Nartë, 2 persona kanë zbritur nga një autobus, kanë marrë një dele dhe e kanë futur në bagazh.

Pas kësaj nga informacionet e marra në agjencinë e udhëtarëve, mësohet se në afërsi të rrugës Transballaknike në bagazhin e autobusit me targa AA 359 BS i cili bënte linjën Tiranë-Vlorë është gjetur një dele, e cila dyshohet të jetë vjedhur nga Leonard Muçi, 28 vjeë, banues në Tiranë me profesion shofer autobuzi dhe Erjon Xhyla, 23 vjeç, banues në Kamëz, me profesion faturino autobuzi.

Pas saktësimit të të dhënave, edhe shoferi edhe faturinua përfunduan në polici të akuzuar për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

a.y/NOA

KOMENTE
  • cami19:24 - 05 Dhjetor 2011
    she sa majr ?
  • lali16:19 - 05 Dhjetor 2011
    sa me pelqen! policia po punon shum per vendi ton!!!