Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tifozat Kuq e Zi vs Gazetarë, prezantohen trajnerët
English

Tifozat Kuq e Zi vs Gazetarë, prezantohen trajnerët

Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA - Përgatitjet për ndeshjen e bamirësisë mes Qendrës Mediatike “Kurajo” dhe grupimit Tifozat Kuq e Zi, që do të zhvillohet më 09.12. 2011 ora 14.00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, janë drejt fundit. Janë prezantuar trajnerët dhe lojtarët e ekipit të ofruar nga gazetarët. Dy sportistët Bejkush Birçe dhe Perlat Musta, u njohën me këtë event dhe ju përgjigjën thirrjes për të mundësuar një ekip dinjitoz nga punonjësit e masmedias. Stërvitja do të kryhet në ambientet e kompleksit sportiv Skënder Halili dhe lojtarët do të jenë në dispozicion për formacionin bazë.

Gazetarët janë ish lojtarë ose njohës të mirë të futbollit dhe interesimi i tyre ka qenë i madh jo vetëm për kënaqësinë e ndeshjes në “Qemal Stafa”, por edhe mbështetën këtë iniciativë të parën në llojin e saj. Drejtuesi i Qendrës Mediatike “Kurajo”, Hamza Hatika është shprehur optimist për interesimin e këtij eventi pasi kërkesat për bileta dhe artistët që kërkojnë të jenë prezent është një ogur i mirë për suksesin e këtij eventi.

Profesor Bejkush Birçe, u shpreh se ky ekip sado i dobët fizikisht, ka një mesazh shumë të fortë dhe të madh për publikun, madje e mrekullon ky event bamirësie.

Gazetari Marin Mema, ish futbollist i Tiranës ka kërkuar pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë event si një dhuratë të bukur për fëmijët jetimë në këtë fund viti, ku pjesëmarrja e artistëve do ta bëjë edhe më tërheqës të premten e datës 9 Dhjetor.

Të ardhurat nga ndeshja e bamirësisë do të shkojnë për shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli, në Tiranë.

a.q/NOA

KOMENTE