English

Lëshohet alarmi nga një pako e dyshimtë në gjimnazin e Vlorës

Vlorë, 6 dhjetor 2011 NOA – Alarm për një bombë të mundshme është lëshuar sotnjë gjimnaz të qytetit të Orikumit pranë Vlorës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Incidenti ndodhi në mëngjesin e ditës së sotme kur nga personeli (pastruesja) e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Hasan Pulo” (tani mban emrin Balil Pelari), brenda oborrit përpara derës kryesore të godinës, është konstatuar një pako.

Pastruesja e shkolles qe shihni ne foto, ka sinjalizuar fillimisht mësuesit e parë që kishin ardhur në shkollë e më tej së bashku kërkuan ndihmën e policisë.

Pa vonesë në vend kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat kanë marrë masat për largimin e kësaj pakoje.

Nga këqyrja që i është bërë ka rezultuar që kjo pako të kishte disa tubo prej kartoni të mbështjella me ngjitës.

Nga shërbimet e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave e gjetjen e autorëve të këtij rasti ende të mistershëm.

a.b/NOA

KOMENTE