English

Pasqyra e shtypit, 6 dhjetor 2011

Tiranë, 6 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 6 dhjetor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Grabitja në Tiranë. Plumba policit, po transferonte 30 milion për një biznesmen”. Argumente të tjerë të faqes së parë: “Gorbaçov: E vërteta e komunikimit me Ramiz Alinë dhe mbledhja e Katovicës”; “ ‘Pylli’, i Kasëm Trebeshinës ngjitet në skenën parisiene”; “Harasani: Rroga e drejtorit të CEZ, 66 mijë euro”; “Koalicioni me PS-LSI, Meta: Është oshilacion i Edi Ramës”; “Video-përgjimi, dëshmitari: Prifti më ka kërkuar peshqesh”; “Koment nga Arjan Vasjari: Z. Kryeministër, në etikën politike vlejnë shembujt”; “Kuvendi. Konsensusi për Kodin Rrugor, 2-fishohen gjobat dhe futet patenta me pikëzim”; “Analizë nga Artan Fuga: Artizani dhe artisti”; “Koment nga Tonin Gjuraj: Palestina, një replikë me Veton Surroin”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Konsensus PD-PS, Miratohet Kodi i ri Rrugor”. Argumente të tjerë: “Intervistë me Mikhail Gorbaçov”, “Mesila Doda: Si i mbushte PD sheshet e mitingjeve dhe protestave të Mjaft”.

E përditshmja “Koha Jonë” çelet me argumentin kryesor: “Rajmonda Stefa: "Rama shpërbleu Veliajn, për sulmet ndaj Nanos. Një ndër deputetet më të hershme në PS, Stefa pohon se Rama punoi fort që Nano të rrëzohej më 2005. Vlerëson se "koalicioni" i Lëvizjes "Mjaft" me PD-në, u shpërblye nga Rama duke futur Erion Veliajn, në strukturat më të larta drejtuese të PS. Flet dhe Harasani: Ata që gjuanin ministrat e PS me vezë, tani janë në sekretariat". Tituj të tjerë të gazetës: “Debati. Kuvendi miraton Buxhetin, PS voton kundër”; “Intervista. Fatbardh Kadilli:

Sistemi zgjedhor, vetëm ndryshime të karakterit teknik”; “Biznesmeni. Dëshmia që çjerr

sërish maskën e Dritan Priftit: Më kërkoi ryshfet”; “Anemia. Urdhri, nga janari, bukës

do t'i shtohen vitamina”; “Intervista. Kujtim Gjonaj: Filmin për Enverin e bëra me pasion”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Kufijtë detarë, Grekët: Turqit paguan Kushtetuesen”. Argument tjetër i ditës: “Ish-drejtuesi i Mjaft: PD na ndihmoi me protestat kundër Nanos”.

Gazeta “TemA”, hapet me argumentin kryesor të ditës: “Dritan Prifti: Guximi për të dalë në opozitë, dëshmi e pastërtisë”. Një tjetër titull i gazetës: “Drejtori i CEZ, rrogë 66 mijë euro në Shqipëri”.

E përditshmja “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor të ditës shkrimin me titull: “Milionat sekrete të Berishës. Vendimet e qeverisë, nga lobingjet në Amerikë te koncertet kundër grevës së urisë së socialistëve. Zbardhet raporti i ÇIP për 2010/ Si u fshehën vendimet nga publikimi në Fletoren Zyrtare”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Editorial nga Afrim Krasniqi: Loja me maska për rregulloren”; “Vokshi nën hetim për 106 mijë euro. Në procesin që ka me deputetët e PS del problematika e ILDKP”; “Rekomandimet e Komisionit të Venecias: S’duhet KQZ partiake”; “Hoteli i parë për GAY në Tiranë, dhomat nga 15 deri në 30 euro”; “Tirana e Re, 4 ditë pa drita, CEZ: Po punojmë, ka defekt të rëndë”; “Shuhet familja, dëshmitari: Zjarrfiksja, 25 minuta me vonesë”; “Video e Metës, deklarata e Gimit të 7%-shit, pyetje-përgjigjet”; “Debati, Tenori Rudin Sata: Prerja në besë e Zhani Cikos”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE