English

Hapësirat publike, Fortuzi: Aksioni do të vazhdojë

Tiranë, 7 dhjetor 2011, NOA - Aksion për lirimin e hapësirave dhe rrugëve që janë zënë prej tregtarëve ambulantë. Policia Bashkiake ka zhvilluar aksionin tek stacioni i Trenit ku prej vitesh tregtojnë mallra të ndryshme në rrugë. Sipas kryetarit të minibashkisë numër 9 në Tiranë Indrit Fortuzi lirimi i këtyre hapësirave do të konsistojë në zhbollokimin e rrugëve që janë përcaktuar problematike prej qytetarëve.

“Është një projekt nga Bashkia, për krijimin e tregjeve të reja, në të gjithë Tiranën. Sa për banorët të cilët kanë marrë shtëpitë me qira, ata kanë marrë ambientet e shtëpive, por nuk kanë marrë vendin për të shitur, nuk mund të zaptojnë dot rrugën për të shitur e kaluar jashtë territorit të shtëpisë, pra kanë shfrytëzuar pjesën e përbashkët”, tha Fortuzi.

Aksionet e Bashkisë për lirimin e hapësirave në kryeqytet pritet që të vazhdojnë edhe në javët në vazhdim. a.q/NOA

KOMENTE