Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 7 dhjetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 7 dhjetor 2011

Tiranë, 7 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë,7 dhjetor 2011.

Edicioni i parë

E përditshmja "Shqip" ka si argument kryesor në numrin e sotëm titullin: “ Hapet debati për Presidentin”, i cili flet për idetë e hedhura nga ish-presidenti Alferd Moisiu. Disa tituj të tjerë të gazetës janë; “Topi sulmon deputetët e PD: Mos u bëni zvarranikë”, “Atentati në Fier, autori: Më vrau babanë”, “Të kërkuarit pajisen me pasaporta biometrike”, “Kur fëmija 9-vjeçare nuk di as ditëlindjen”, “Pronarët paguhen me 93 dollarë për metër katror”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e stom; ISH: Ushtarakët, si bëhet llogaritja e pensioneve të parakohshme. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Topi: Partia e re, opsion i hapur, nuk e di pse u prishëm me Berishën”, “Meidani: PS u tregua e dobët me kritikat ndaj meje në Kongres”, “Majko: LSi-së s’mund t’i bëjmë serenatë me kitarë e mandolinë”, “Bie nga ura me dërrasa, uji përpin 12-vjeçaren në Babrru”, “Koment nga Migjen Kelmendi/Mustafa Nano keqadreson nji anekdotë time”.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor në faqen e parë titullin; “Abuzimet në TOB, baritoni: Dhamë koncert vetëm për 3 mjekë të pirë”, i cili pasqyron një intervistë të Ylber Gjini, ku flet për urdhrat e Drejtorit Zhani Ciko. Disa tituj të tjerë janë; “Gjeneralët e Gërdecit në detyrë”, “Kreu i zjarrfikëseve: Tragjedia e familjes Spahiu, s’është faji ynë”, “, “Fshati i Vitit të Ri, Lulzim Basha anulon ceremoninë e inaugurimit”, “Deputetja Albana Vokshi, dalin dokumentet e shkollimit dhe pasuria”, “Drejtoria e Aviacionit, 17 milionë lekë për darkën e fundvitit”, “Spitali ushtarak, kirurgët në operacion me doreza të grisura”, “Propozimi i ish-presidentëve: Kreu i shtetit të zgjidhet nga populli”.

E përditshmja “Koha Jonë” ka si argument në faqen e parë: “Statusi i BE, PS si hajduti që bërtet kapeni “hajdutin””, i cili pasqyron konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së për integrimin e Shqipërisë, si dhe reagimet e dy forcave kryesore për statusin e vendit kandidat. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Majko: Pakti me PD e pranuam nga presioni i BE dhe SHBA”, “Berisha: Rama mblodhi djemtë e Bllokut, riktheu Byronë Politikë”, “Lista me 728 pronarë në të gjithë vendin që marrin shpërblim”, “Makinat e vjetra do të përballen me rritje taksash”, “Qeveria kompenson të përmbyturit në Shkodër”, “Greta Koçi: Po i futem politikës, por nuk e braktis këngën”, “Vrau të dashurën në hotel, 14 vjet burg muratorit”.

Gazeta “Agon” ka si argument kryesor në faqe të parë titullin; “Të gjithë po kërkojnë vajzën, ra dje nga ura”, i cili flet për aksidentin tragjik që ndodhi dje në Babrru, nga ku rezulton e humbur një 12-vjeçare. Disa tituj të tjerë të gazetës janë; “Bektashinjtë, kontribut për shqiptarinë”, “Meidani, akuzat ndaj meje-dobësi e PS-së”, “Bukë me vitamina? Anemikët të presin”, “BE mirëpret dialogun politik”, “Putin nuk iu jep rëndësi humbjeve”.

Gazeta “Republika” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Komisionet të jetë në të balancuara”, i cili pasqyron rekomandimet e Komisionit të Venecias për reformat që do të kryhen në vend. Disa tituj të tjerë të gazetës janë; “Kryetarja e Kuvendit, vizitë në Hungari, fton presidentin për 100 vjetorin e Pavarësisë”, “Sabri Godo në një nga intervistat e fundit: Jeta ime e survejuar, si themelova Partinë Republikane”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE