Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtatë mos..., pasi keni ngrënë bukë
English

Shtatë mos..., pasi keni ngrënë bukë

Tiranë, 7 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Këshillat që do të lexoni më poshtë, nuk i keni dëgjuar më parë, e për më tepër, kemi ditur të kundërtën dhe kemi gabuar. Mjekët dhe studiuesit amerikanë të universiteteve shtetërore kanë kryer kërkime dhe kanë arritur në rezultatet e mëposhtme.

1. Mos pini duhan!

Studime të posaçme kanë treguar se një cigare e pirë menjëherë pas ngrënies, është e barabartë me dënimin që sjellin 10 cigare të pira në kohë të tjera të ditës. Dhe kështu, rriten shumë më tepër, ose dhjetë herë, shanset për zhvillim kanceri në trupin e personit që tymos.

2. Mos hani fruta menjëherë pas buke!

Nuk duhet të hani fruta sapo keni ngrënë vaktin. Ajo që do t’ju ndodhë është se do t’ju fryhet stomaku dhe do t’ju rëndohet barku. Më mirë hani fruta vetëm një ose dy orë pasi keni ngrënë, ose aq më mirë, një orë para ngrënies.

3. Mos pini çaj!

Studimet tregojnë se bima e çajit shkakton aciditet të lartë në trupin tuaj, ndaj “zgjohuni” dhe mos pini çaj pas buke. Mjekët pohojnë faktin se ky aciditet do të bëjë që proteinat e gjellës që keni ngrënë të forcohen dhe të treten më vështirë.

4. Mos e lironi rripin tuaj nëse ju shtrëngon pasi keni ngrënë vaktin. Dhe as mos zbërtheni këmishën apo pantallonat tuaja. Nëse bëni kështu, do t’ju shkaktojë bllokim zorrësh.

5. Mos bëni dush!

Nëse laheni pasi keni ngrënë bukë, do të rritet shumë qarkullimi i gjakut në duart tuaja, në këmbë dhe në tërë pjesët e tjera të trupit dhe kështu do të ulet niveli i gjakut që duhet të gjendet në stomak, i detyrueshëm për të bërë procesin e tretjes.

Mos ecni, mos lëvizni!

Shpesh, madje më mirë, gjithmonë kemi dëgjuar se një xhiro më këmbë pas buke na bën mirë për shëndetin. Madje na thuhej se 100 hapa pas buke do të na bëjnë të jetojmë 99 vjeç. Në të vërtetë kjo nuk qëndron.

Ecja pas buke bën që vlerat ushqyese të asaj çka kemi ngrënë në vaktin tonë, të zhduken dhe kështu “na rroftë” që u kujdesëm të hamë mirë dhe me vlera të larta ushqyese.

Mos flini menjëherë!

Pas buke, harrojeni që të shtriheni me marrë një sy gjumë, kjo ndalohet. Mjekët na e bëjnë mëse të qartë: Nëse flini gjumë menjëherë pas buke, ushqimi nuk do të tretet siç duhet, kështu që do të na shkaktohen infeksione gastrointestinale.

r.b/e.t/NOA

KOMENTE
  • Midval Lavdim16:17 - 08 Dhjetor 2011
    Ju bre Dajes Ste kokshi ntok te bukes senet ma elementare qe stergjysherit e gjysherit tan i kan bo ktu te kokan ne kundershtim e qe ata kan jetuar dhe jetojn gati pothuajse 100 vjet dhe deri ne diten e vjdekjes ecin si esht me bukur e ju flisni broqkulla ncncncncncnc tuj ba qesi sene neve na esht shkaterruar shendeti dhe shkurtuar JETA nuk jam ne Pajtim me mendimin e juaj per KETO KESHILLA ekstravagante dhe te pa baza....
  • Albin Rafuna15:23 - 08 Dhjetor 2011
    PO KUPTOJ PO QA ME BO KEIT SENET QE I BOJNA NA I PSKAN NDALU..A SHKRUN NAJ UDHZIM QKA ME BO MBASI QE T'NGREJM USHQIM...:D:D:D
  • Erinda Kullolli ..JAM SHUME DAKORT DHE DUHET TE ZBATOHEN PER AHENDETIN E NJERIUT ,SHENDETI VJEN I PARI....FALEMINDERIT PER KESHILLAT ,..12:00 - 07 Dhjetor 2011
    JAM SHUME DAKORT.. DUHET VENE NE ZBATIM F.L.M PER KESHILLAT TUAJA ..SHENDETI VJEN I PARI..